Kryemyftiu aktual i mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdul-Aziz ibn Abdullah Al ash-Sheikh, në një intervistë të dhënë sot për televizionin shtetëror të Saudisë “Saudi TV“, ka thënë fjalë miradije për shtetin turk, transmeton ilirida.net.
Abdul-Aziz ash-Sheikh, i cili është njëri nga “ushtarët e devotshëm” të mbretërve saudian, që nga Qershori i vitit 1999, në intervistën e dhënë, ka shprehur vëllazëri të madhe me Turqinë dhe udhëheqësinë turke.
Në vazhdim ai ka shtuar se, Turqia është ura lidhëse ndërmjet myslimanëve dhe feve tjera, ndërsa ka thënë se çdo armik i tyre është edhe armik i yni.
Sipas disa analistëve arab, ash-Sheikh asnjëherë deri më tani nuk ka kritikuar mbretërinë Saudite, përderisa, sipas vlerësimeve të tyre, ai duhet të jetë “krye-kritikuesi”.
https://twitter.com/RamiAlLolah/status/672884884415868928