✍ Shejkhul-Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
”Afrimi i kohës ndodh ose në mënyrë ndijore (fizike), përmes shpejtësisë së kalimit të saj, ose në mënyrë kuptimore (shpirtërore), përmes largimit të begatisë (bereqetit) prej saj. Dhe kjo e dyta është më e pranishme kur ndodhin fitnet (trazirat) dhe kur zemrat janë të angazhuara (me dynjanë).”
( مجموع الفتاوى )
✍ Shejkh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
”Kuptimi është se kohës i pakësohet bereqeti, ndaj ajo kalon shpejt dhe përfitimi prej saj është i paktë. Kjo është një nga shenjat e fundit të kohës (Kiametit).”
( فتاوى نور على الدرب )
✍ Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajtë) ka thënë:
”Afrimi i kohës do të thotë pakësim i bereqetit në kohë; kështu ora kalon sikur të ishte minuta, dhe dita sikur të ishte një çast. Njeriu nuk arrin të kryejë në të atë që arrinte të kryente më parë.”
( شرح رياض الصالحين )
✍ Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
”Afrimi i kohës është një çështje që dëshmohet (me sy). Ajo ndodh ose në mënyrë fizike me shpejtësinë e kalimit të ditëve, ose në mënyrë kuptimore me ikjen e bereqetit, që është më e qartë tek shumë njerëz të dijes.”
( سلسلة الهدى والنور )
