Ali Tantavi dhe profesori që nuk e njihte

Më të lexuarat

Ali Tantavi dhe profesori që nuk e njihte

Një nga tregimet e bukura dhe plot humor të shejhut dhe letrarit Ali Tantaviut është se u caktua të jepte mësim letërsie në Irak. Pasi shëtiti gjatë në Bagdad, hyri në sallë me pamje të lodhur dhe rroba të thjeshta, ndaj profesori e mori për student.

Profesori i tha:
— Po ti, o gomar, pse je vonuar në ligjëratë?!

Shejh Aliu kërkoi ndjesë me qetësi, hyri në klasë dhe u ul mes studentëve. Ndërkohë profesori u thoshte studentëve:
— Do t’ju vijë për t’ju dhënë mësim shkrimtari i madh Ali Tantaviu; mos ma nxini fytyrën para tij!

Pastaj filloi t’u bënte pyetje studentëve rreth letërsisë, dhe Ali Tantaviu përgjigjej si një student.

Më pas profesori e pyeti:
— A mund të bësh krahasim ndërmjet poezisë së El-Buhturiut dhe Ebu Temmamit?

Ali Tantaviu foli me një analizë të thellë dhe të qëndrueshme.

Profesori i tha:
— Duket se je student shumë i mirë. Si e ke emrin?

Ai iu përgjigj:
— Emri im është Ali Tantaviu.

Thuajse profesorit i ra të fikët!

Ali Tantaviu, Allahu e mëshiroftë, thoshte:
“Kur do të mësojmë të mos i gjykojmë njerëzit nga pamja e jashtme?!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit