Më 16 maj 1966, në orën shtatë të mbrëmjes, Kamel Merva kryesoi mbledhjen e redaksisë së gazetës El-Hajat në zyrën e tij në katin e parë të ndërtesës së gazetës, pastaj mbeti vetëm për të shkruar artikullin e tij të përditshëm.
I hyri një person që u paraqit si punonjës i Bankës Intra, duke thënë se kishte një mesazh sekret për t’ia dorëzuar personalisht. I riu hapi çantën, nxori letrën dhe ia dha Mervas. Pastaj nxori nga çanta një pistoletë me heshtës dhe e qëlloi me një plumb në gjoks.
Sipas Indipendent, regjimi egjiptian në atë kohë po përballej me ditë të vështira në Jemen, për shkak të humbjeve të mëdha në radhët e ushtrisë së tij. Gazeta El-Hajat fokusohej në këtë realitet, i nxirrte në pah këto humbje dhe botonte artikuj kundër kësaj lufte.
Operacioni i atentatit, sipas këtij rrëfimi, u drejtua në emër të Xhemal Abdul Naserit nga Abdulhamid Sarraxh, ish-shefi i inteligjencës në Siri, i cili ishte zhvendosur në Egjipt pas shpërbërjes së shtetit të bashkimit dhe vazhdonte të drejtonte grupet që i ishin besnike në Liban.
Shënim:
Atentatet ndaj fjalës së lirë e kanë shoqëruar shekullin njëzet, fatkeqësisht vazhdojn edhe në shekullin 21. Këtë e pamë në incizime direkte nga lufta në Gaza.
