1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“RRUGA NA BASHKON, MIMOZA NA NDANË”

Më të lexuarat

Përfaqësues të firmave importuese të çimentos dhe prodhuesit e betonit kanë protestuar të martën në Autostradën e kombit kundër vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, lidhur me tarifën prej 35 për qind për import të çimentos nga Shqipëria dhe vendet e tjera, raporton korrespondenti i ‘Kohës Ditore’ nga Prizreni.

Të revoltuar me këtë vendim me pankarta në duar dhe me rreth 50 kamionë të parkuar në njërin prej shiritave të autostradës, ata i kanë bërë thirrje autoriteteve qeveritare të Kosovës që të anulojnë vendimin për tarifën në fjalë, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe në kundërshtim me rregullat e tregtisë së lirë, e që dëmton zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të Shqipërisë. Madje në murin mbrojtës të autostradës është shkruar edhe një parullë kundër ministres së MTI-së, me porosinë : “Rruga na bashkon, Mimoza na ndan”.

“Mendojmë se kjo masë duhet të hiqet sa më parë për arsye se ekonomia e lirë e tregut nuk lejon aplikimin e masave dhe barrierave. Vendimi më i mençur do të ishte që sa më parë të pezullohet kjo masë dhe që njerëzit që kanë pas interesa nga kjo masë të ndëshkohen”, ka thënë Hyzer Gashi nga “Besimi Commerce”, njëherësh përfaqësues i Këshillit Organizativ të Protestës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit