A do të mbijetojë ky “armëpushim” i cili përfshinte edhe Libanin?

Më të lexuarat

​Së pari, të gjithë e pamë që në 10-pikëshin e kushteve të armëpushimit iranian përfshihej edhe Libani, gjë të cilën edhe vetë Trumpi e pranoi publikisht. Tërheqja apo manipulimi nga kjo pikë e marrëveshjes prej amerikanëve, si dhe përshkallëzimi i sulmeve izraelite mbi Libanin, indikon dy realitete:

​1. Amerikanët janë zënë ngushtë

​Në një anë, SHBA-ja kërkon me dëshpërim mbylljen e këtij konflikti. Si rrjedhojë, ata bënë ujdi direkte me iranianët, por pa pëlqimin e Izraelit.

​2. “Bulldogu” jashtë kontrollit

​Në anën tjetër, Izraeli (të cilin SHBA-ja e ka mbështetur gjithmonë) nuk po mund të menaxhohet më. Shihet qartë se ky faktor nuk e dëshiron Libanin si pjesë të marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Situata në terren: Gjakatarët izraelitë e injoruan Trumpin dhe e përshkallëzuan situatën duke vrarë qindra libanezë, duke vënë në pikëpyetje serioze vazhdimësinë e këtij armëpushimi.

 

​Interesat e Netanjahut vs. Planet e Trumpit

​Është e qartë se Netanjahut i intereson vazhdimësia e luftës për përfitime personale, elektorale dhe gjeopolitike. Megjithatë, kjo bie ndesh me interesat e Trumpit, i cili për shkak të situatës politike dhe ekonomike në SHBA, synon mbylljen e konfliktit.

​Çfarë pritet në orët në vazhdim?

​Me arritjen e Zëvendëspresidentit JD Vance në Pakistan për bisedime me iranianët, do të kuptojmë se cila palë ka më shumë interes për paqe. Opsionet janë të qarta:

  • ​Tërheqja e Iranit nga pika për Libanin.
  • ​Detyrimi i amerikanëve për të përfshirë Libanin (për të mbajtur hapur Ngushticën e Hormuzit).

​Ishin amerikanët ata që lëshuan pe të parët. Se sa të fortë do të tregohen për të izoluar Netanjahun, mbetet për t’u parë.

Nga: Azem Kovaçi

9 Prill 2026

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit