Nga errësira e burgut në dritën e durimit: një histori që frymëzon

Më të lexuarat

Kur njeriu humbet çdo gjë materiale, dhe i mbetet vetëm shpirti dhe lapsi. Ky autor e shndërroi dhimbjen e tij personale në një hartë shpëtimi për të tjerët.

​Nga Errësira e Burgut te Drita e Durimit

​Ai humbi punëdhënësin (mbrojtësin), babanë, vëllanë dhe pasurinë e tij. Kur nuk i mbeti më asgjë, ai nxori për njerëzit një thesar që askush nuk e kishte bërë para tij.
​Ai është Safiul-Din el-Buhturi el-Halebi (Allahu e mëshiroftë).

Një burrë të cilin jeta e goditi nga çdo anë, por ai nuk shkroi ankesa – ai shkroi për atë që ndihmon për durim dhe qëndrueshmëri.
​Ai shkroi me dorën e tij në parathënien e librit:
​”Kur u sprovova me sprova dhe u përballa me ndryshimet e kohës… kur punëdhënësi im u burgos… kur u godita me vdekjen e babait dhe të vëllait, dhe mbeta pas tyre dhe pas humbjes së pasurisë në peshoren e fatkeqësive dhe në kurthin e kohës…”
​Kështu lindi vepra: “Enis el-Mesxhun ve Rahat el-Mahzun” (Shoqërsuesi i të burgosurit dhe prehja e të pikëlluarit).
​Ky është libri i parë në letërsinë arabe e ndoshta në letërsitë botërore që e trajton burgun (dhe izolimin) si një fenomen që studiohet dhe si një titull të veçantë. Libri përmban 646 tekste mes poezisë, prozës dhe tregimeve historike, të ndara në nëntë kapituj. Ai të shpie përmes periudhave më të rënda që kalon njeriu hap pas hapi derisa të të nxjerrë në dritë.

Shkroi derisa e lodhi shpirtin e tij…
Dhe u frikësua se, nëse vdes, libri i tij do të shitet sa çmimi i qepëve 🧅

E shkrova librin dhe e përfundova,
dhe e lodha veten derisa e arrita.
Dhe kam frikë se, kur të vdes,
libri im do të shitet me çmimin e qepëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit