LÂ ILÂHE IL-LALLÂH! – Pesha e dëshmisë: Mes kuptimit të vjetër dhe neglizhencës moderne

Më të lexuarat

LÂ ILÂHE IL-LALLÂH!

Shumica e mushrikëve në periudhën e xhahilijetit klasik e njihnin më mirë kuptimin e “lâ ilâhe il-lallâh” sesa mushrikët në periudhën e xhahilijetit modern.
Kur pejgamberi i Allahut ua propozoi mushrikëve të kohës së tij që ta thonë veç një fjalë me të cilën do të shpëtonin nga prangat e idhujtarisë dhe do të arrinin lumturinë e përhershme, ata i thanë: “Rrofsh! Thuaje, qofshin edhe dhjetë fjalë!”
E kur u tha atyre: “Thuani la ilahe il-lallah, do të shpëtoni dhe fitoni!”
ata refuzuan, ngrenë kryet dhe thanë:

أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَٰهًا وَاحِدًا ۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ

“Vallë, i bëri ai (të gjithë) zotat Një Zot?! Vërtet kjo është një gjë shumë e çuditshme!” (Sad: 5)

Lidhur me ta, Allahu i Lartësuar ka thënë:

“إِنَّهُمْ كَانُوا إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا إِلَٰهَ إِلَّا اللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ”
(الصافات: ٣٥)

“Vërtet, kur u thuhej atyre: “Lâ ilâhe il-lallâh” – nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut, ata shfaqnin kryelartësi”. (Es-Saffat: 35)

Shejh Sefer el-Hauâli

Shkolla e gjuhës arabe “Fener”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit