1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bizele, për më pak stres

Më të lexuarat

Dikur bizelja konsiderohej si ushqim i të varfërve, ndërsa sot luan rolin kryesor në shumë restorante ekskluzive. Bizelja përmban shumë proteina dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve.

Vetëm 100 gramë bizele furnizojnë trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa salçiçet me patate të skuqura ose një copë torte me krem.

Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër sistemin tretës. Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit në gjak.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magnezit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim me të vërtetë antistresu, pohon eksperti austriak i shëndetësisë, Prof. Hademar Bankhofer.

Bizelja është po ashtu një ushqim ideal për fëmijët, për arsye se u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës.

Përveç se stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe përqëndrimin. /albeu/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit