Zvicra shprehu të martën “shqetësim të thellë” për ligjin e miratuar në Izrael për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë dhe bëri thirrje për shfuqizimin e tij.
“Zvicra është thellësisht e shqetësuar nga miratimi i projektligjit për dënimin me vdekje në Izrael”, tha Ministria e Jashtme përmes rrjetit social amerikan X, duke theksuar se Berna e ka ngritur këtë çështje pranë autoriteteve izraelite.
“Ne u bëjmë thirrje të shfuqizojnë këtë ligj, ta rikthejnë moratoriumin e kahershëm dhe t’i respektojnë detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Parlamenti i Izraelit (Knesset) e miratoi ligjin të hënën, duke e bërë dënimin me vdekje dënimin standard për palestinezët në Bregut Perëndimor të dënuar për sulme vdekjeprurëse ndaj izraelitëve.