“Fike televizorin dhe lexo”: Paralajmërimi i Andrea Camilleri për një shoqëri të manipuluar

Më të lexuarat

A e kuptoni?! Në Itali kemi dy milionë krejt analfabetë dhe 13 milionë gjysmëanalfabetë, që do të thotë, dinë të vënë firmën, por nuk kuptojnë çka lexojnë dhe nuk shkruajnë më.

E gjeni dot ku i bazojnë bindjet e tyre?! Te televizioni. Lajme të qepura për rrëfime të thjeshta, skandale që klasifikohen dhe duartrokitje që drejtohen.

Dikur breza të tërë mësonin të lexonin përmes emisioneve në ekran. Tani ka vetëm ” reality show” dhe njerëz që gatuajnë.

Dhe Pushteti e di. Shfrytëzon këtë anestezi kolektive për të kontrolluar, manipuluar dhe për t’i mbajtur të gjithë në injorancën që i leverdis gjithmonë kujt udhëheq.

Nëse do t’i jepja një këshillë një të riu do t’i thoja:
” Fik televizorin dhe lexo një libër. Do të bësh revolucion?! Mëso të mendosh me kokën tënde dhe mbi të gjitha mëso të ndërrosh kanalin e televizorit.

𝐀𝐧𝐝𝐫𝐞𝐚 𝐂𝐚𝐦𝐢𝐥𝐥𝐞𝐫𝐢

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit