-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zyrtare: Nga incidenti në Saraj, vdesin 2 persona

Më të lexuarat

Bilanci i incidentit të mbrëmshëm të armatosur ka marrur edhe viktimën e dytë. Pasi nga plagët e marra ndërroi jetë 45 vjeçari, Nebush Nuhishi pronarë i mishtores, nga plagët e kallashnikovit në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë edhe një person tjetër i cili ka qenë në veturën e Nebush Nuhishit.

Kështu ka bërë Liza Bendeska  nga  MPB-ja. Policia e ka konfirmuar incidentin për Zhurnal duke njoftuar se incidenti ka ndodhur rreth orës 23 në hyrje të fshatit Gërçec të Shkupit kur persona të panjohur me breshëri kallashnikovi kanë shtënë në drejtim të veturës Mercedes ku ka pasur 3 persona në mesin e tyre vozitësi i ndjerë Nebush Nuhishi.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në hyrje të fshatit Gërçec është gjuajtur me armë në drejtim të veturës Mercedes me targa të Shkupit. Në këtë veturë janë gjendur 3 persona. Nga plagat e marra 2 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa personi i tretë ka marrë plagë të rënda dhe gjendet në spitalin e Qytetit në Shkup ku i është nënshtruar intervenimit kirurgjik. Në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori publik dhe është kryer ekspertizë ku janë marrë materiale për ekspertizë.Policia është duke i ndërmarr të gjitha masat për dokumentimin dhe zbulimin e rastin.” ka deklaruar Bendeska

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit