Problemi në diskursin e Teheranit nuk është se kërkon simpati, por se kërkon nga ummeti të harrojë kujtesën e tij…

Më të lexuarat

Ju nuk i drejtoheni botës islame sikur ajo ka jetuar për dyzet vjet me projektin tuaj, por sikur është zgjuar vetëm këtë mëngjes, pa kujtuar Bagdadin, Damaskun, Sanaën apo Bejrutin.

Ju pyesni: pse bota islame nuk qëndroi me ju?
Ndërsa pyetja e vërtetë që ka vite që jehon në ndërgjegjen e myslimanëve është:

Kur ka qëndruar projekti juaj me myslimanët në radhë të parë?!

Pastaj… cilën kujtesë doni që ummeti të rikujtojë?

A kujtesën e Irakut që, pas pushtimit, u kthye në një arenë milicish, armësh të pakontrolluara dhe konfliktesh sektare që copëtuan shoqërinë?
Apo kujtesën e Sirisë, ku milicitë hynë me sloganin “mbrojtja e vendeve të shenjta”, dhe prej nga dolën qytete të tëra në rrënoja dhe trupa të pajetë?
Apo kujtesën e Jemenit që u shndërrua në një luftë të gjatë që e rraskapiti popullin e tij?
Apo kujtesën e Libanit, ku armët jashtë shtetit janë bërë vendimmarrësi kryesor?

Ju nuk po përballeni me një krizë solidariteti…
Ju po përballeni me një krizë historike besimi.

Sepse bota islame, gjatë dekadave të fundit, ka mësuar se projektet që nisin me sloganin “mbështetja e të shtypurve” shpesh përfundojnë me imponimin e armës mbi shtetet, dhe se flamujt që ngrihen në emër të ummetit mund të kthehen shpejt në mjete ndikimi përtej kufijve.

Prandaj problemi nuk është se myslimanët nuk e kanë dëgjuar thirrjen tuaj,
por se e kanë dëgjuar shumë mirë… dhe e mbajnë mend çmimin e saj.

Sa për citimin e hadithit të Profetit ﷺ:
“Kush dëgjon një njeri që thërret: ‘O myslimanë!’ dhe nuk i përgjigjet, nuk është mysliman”,
ky është një përdorim i tekstit jashtë kontekstit të tij.

Ky hadith nuk është thënë për t’u përdorur si mbulesë për projekte politike,
as për t’u kërkuar myslimanëve të rreshtohen pas çdo force që ngre sloganin e fesë ndërkohë që armët e saj drejtohen ndaj tyre.

Ummeti nuk është i pavetëdijshëm siç mendoni.
Ai thjesht nuk pranon më të detyrohet të zgjedhë mes dy projekteve që luftojnë mbi tokën e tij.

Prandaj pyetja që ju u bëni myslimanëve:
“Në cilën anë qëndroni?” nuk është më pyetja e duhur.

Pyetja e vërtetë është:
Sa gjak arab dhe mysliman duhet të derdhet që të ndalen projektet që flasin në emër të rezistencës palestineze, por që i kthejnë vendet e myslimanëve në fusha ndikimi dhe konflikti?

Sepse ummeti nuk do të mashtrohet përgjithmonë nga sloganet…dhe kujtesa sado që përpiqen fjalimet ta fshijnë – është më e fortë se deklaratat politike.

Ihsan Al-Faqih

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit