Thotë mendimtari reformist iranian në Universitetin e Teheranit, Sadegh Zibakalam:
“Duket se ne iranianët ende nuk e kemi harruar humbjen tonë historike përballë arabëve dhe ende nuk e kemi harruar Betejën e Kadisijes (al-Qadisiyyah), edhe pse kanë kaluar rreth 1400 vjet prej saj. Në thellësinë e shpirtit tonë fshihet një armiqësi dhe një urrejtje e fshehtë ndaj arabëve, sikur të ishte një zjarr nën hi që mund të shndërrohet në flakë sa herë që i jepet rasti.
Intelektualët i urrejnë arabët dhe shumë prej të devotshmëve fetarisht tregojnë largim ndaj tyre. Kjo dukuri shfaqet sidomos te disa besimtarë përmes mallkimit të Islamit suni.
Në të vërtetë, urrejtja dhe armiqësia ndaj sunitëve dhe figurave të tyre te shumë iranianë është, në realitet, ana tjetër e urrejtjes ndaj arabëve.”
