- Sepse ua ngroh zemrat besimtarëve.
1a) Afron të lëkundurit drejt Islamit.
1b) Jep dhe përçon mesazh dhe davet plot ngrohtësi. - Sepse është e drejta jonë ta përdorim sheshin ashtu siç e përdorin për koncerte apo për një muaj rresht për Krishtlindje çdo vit në dhjetor.
- Sepse iftare të tilla do të ishin mesazh për islamofobët / muslimanë-urryesit, të cilët janë çuar peshë duke nxitur urrejtje dhe përçarje fetare dhe kombëtare dhe që duan të na hanë të gjallë.
Pra, iftare madhështore të tilla do t’ua bënin të qartë këtyre antishqiptarëve se muslimanët shqiptarë janë shtylla kryesore e asaj çfarë quajmë shqiptari dhe identitet kombëtar.
Dhe sa për dijeni, sheshin Skënderbej në Tiranë e kanë renovuar paratë e arabëve, pra të muslimanëve… rrjedhimisht kemi aq të drejtë ta përdorim sa kushdo tjetër.
Foto: Iftare shtrohen në sheshin kryesor të Londrës, “Trafalgar Square”, çdo vit… pse jo në Tiranë, Prishtinë e Shkup?
Azem Kovaçi
