Simetria serbosllave e Shan Zefit…!

Më të lexuarat

1.
Serbët e kanë në doktrinën e tyre sllave se nuk mund të jesh serb pa qenë ortodoks dhe anasjelltas.

Me deklaratën e tij, se “Shqiptarët kanë fillu të besojnë se mbetesh shqiptar vetëm si katolik”, Shan Zefi po flet me të njëjtën logjikë, si një trashëgimi e përbashkët kristiane.

Në fakt kjo është logjika mesjetare e Dinastisë Serbe Nemanjice, që i pati sllavizuar të gjitha emrat dhe toponimet shqiptare (shek.XIII – XIV)

Në të njëjtëën linjë, Pjetër Bogdani iu bashkua gjeneralit Italian Eneo Pikolominit në masakrat e tmerrshme kundër shqiptarëve myslimanë, në vitin 1689, duke bërë kërdi.

2.
Fatkeqësisht, me këtë logjikë mesjetare po funksionon Kisha Katolike.

Me 16 prill 2022, gjatë festës së Pashkëve, i pari i Kishës Katolike, z. Dodë Gjergji, i pati uruar myslimanët njësoj: “U uroj vëllezërve tanë që janë konvertuar në islam gjatë kohës.”

Por jo vetëm këta, ai prifti tjetër gjigand Anton Kqira e pati mallkuar Millosheviqin se përse nuk i ka prerë e masakruar të gjithë shqiptarët muslimanë, e këta me vazhdu kumarinë me serbët…!?

Edhe më tej, përse asnjë prift katolik nuk e mori armën për të luftuar në UÇK, kundër serbëve, pse?

Unë me sytë e mi i kam pa kryqat në dyertë e shtëpive katolike gjatë bombardimeve të NATO-së, pse, për t’u thënë serbëve se na jemi një kryq?

Po këta të Lëvizjes së Deçanit, që kanë gjetur strehë te kisha Katolika, edhe këta dolën njerëz të afërt me serbët ‘buducnostë’ në Serbi, pse!? Në fakt ajo është ‘Lëvizja Serbe e Deçanit’ (LSD).

3.
Fatmirësisht, tolerancën jemi duke e mbajtur na shqiptarët muslimanë. Toleranca shqiptare është e jona dhe vetëm na e kemi mbajt, dhe përsëri jemi duke e mbajt, falë Islamit që na ndalon urrejtjen.
Me mbet për katolikët moti kishte marrë fund çdo gjë.

Sot, me të madhe njerëzit po hyjnë në Islam nga krishterizmi, në Evropë, Amerikë, Angli, e kudo tjetër, por jo e kundërta.
Po hapen xhami gjithandej, e po mbyllen kishat. Në Kosovë, prej 2.2% sa kanë qenë në vitin 2011, në vitin 2024 katolikët kanë rënë në 1.75 %.
Don Shan, ky duhet të jetë shqetësimi yt, e jo ofendimi i muslimanëve, duke i quajtur ‘jo shqiptarë’…!

Orhan Bislimaj
Prizren,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit