Ishte ajo kohë kur muslimanët mbështeteshin vetëm te Krijuesi i gjithësisë dhe kishin frikë vetëm Atë.
Pikërisht atëherë, i Madhi Zot i ngriti dhe i bëri popullin më fisnik, më të zhvilluar dhe më të admiruarin në këtë botë
(në dije, shkencë, qytetërim dhe pasuri).
Në kontrast me gjeneratën e arabëve dhe muslimanëve sot,
… të cilët i varin shpresat dhe mbajnë frymën se kush po i fiton zgjedhjet në Amerikë,
… si dhe kush do të jetë më pak imponues/uzurpues ndaj jetëve, ekonomisë dhe të ardhmes së tyre.
Kështu është kur ke frikë dhe i var shpresat te i krijuari antimusliman dhe jo te Krijuesi i gjithësisë!
Rrjedhimisht, në këtë botë kalimtare poshtërohesh, përçmohesh, përbuzesh, diskriminohesh, luftohesh, vritesh dhe okupohesh,
… dhe në botën e përtejme merr hakun po ashtu, për indiferentizmin, mospraktikimin e fesë së Zotit ashtu si duhet dhe kur duhet.
Zoti i udhëzoftë liderët muslimanë që të bëjnë të duhurën për umetin.
Shyqyr që ka Ditë Gjykimi, ku secili do ta marrë hakun e vet.
/Azem Kovaçi – Shkurt 2026/
