Dr. Hejthem Talaat
• Bota nuk foli për fenë e Epsteinit e as për shkaqet ideologjike që qëndrojnë pas krimeve të tij globale.
• Nuk u fol për figurat e “ateizmit të ri”, të cilët ishin mysafirë të shpeshtë në rrethin e Epstein-it.
• Askush nuk kërkoi rishikime urgjente të mendimit laik, as “rishikim të diskursit”.
• Udhëheqësit botërorë nuk dolën të pranonin se ateizmi prodhon kriza kudo.
• Nuk dëgjuam thirrje për të gjykuar koncepte si: relativizimi i vlerave, shembja e kuptimit dhe një botë thjesht materiale, pa qëllim e pa drejtim.
• Në rastin e Epstein-it, bota u mjaftua duke fajësuar individët, pa guxuar të shkojë më thellë te ideologjitë që formësojnë mendjet dhe sjelljet e tyre.
• Shejh Shemail en-Nedui e ka thënë qartë në debatin e njohur indian: “Krimi yt lidhet me fenë tënde vetëm kur i përket një umeti të dobët.”
• Një gazetar amerikan, në një studim me titull “Shthurja e predikuesve të modernitetit”, shkruan: “Ata që pretendojnë se bota nuk ka kuptim, e bëjnë këtë për të justifikuar epshet e tyre, në mënyrë që të kryejnë çdo shthurje, duke ruajtur njëkohësisht reputacionin shoqëror.”
• Vizioni ateist për jetën të çon drejtpërdrejt në “ishullin e Epsteinit”.
• Në një botë pa Zot, nuk ka bazë për ta quajtur Epsteinin të gabuar.
• Në një botë pa Zot, nuk ekziston asnjë standard i qëndrueshëm për ta gjykuar atë.
• Konsensusi i sotëm i njerëzimit se Epstein është kriminel, në thelb është një dëshmi e qartë për dështimin e ateizmit, për këdo që mendon.
• Prandaj, bëhu ti medie alternative: zbulo të vërtetën dhe analizoje pa frikë!
