IBNUL-XHEUZI DHE BRANKO!

Më të lexuarat

1. Kujtimet e hershme

​Në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, si fëmijë kam shiku emisionin edukativ “Kocka, kocka, kockica” në gjuhën serbe, me protagonistin Branko Milićević. Ky emision është emetu për plot njëzet vite (1974-1994). Në çdo episod, Branko mblidhte një grup fëmijësh dhe gjatë aventurave të tyre të ndryshme, kombinonte mjaft bukur edukimin me argëtimin.

​2. Mësimet nga ‘Branko Kockica’

  • ​Fëmijët mësonin gjëra të thjeshta shkencore, lojëra kreative dhe mesazhe morale.
  • ​’Branko Kockica’ ishte një personazh shumë i ngrohtë, humorist, i afërt me fëmijët – gjë që e bëri të paharrueshëm.
  • ​Çdo episod përmbante mësime të thjeshta për sjellje të mira, bashkëpunim dhe ndihmë ndaj të tjerëve.

​3. Një shqetësim aktual

​Jo, nuk jam nostalgjik. Aspak! Nuk jam duke fol për nostalgji dhe dashni për kohën e Jugosllavisë, ndonëse dikujt mundet me i tingëllu ashtu. Por, m’dhemb, shumë m’dhemb që sot, megjithë këtë kallabllak televizione, nuk kemi as edhe një emision me format të këtillë edukativ.

​4. Mesazhi i thjeshtë

​M’kujtohet si sot që në njërin prej atyre episodeve, Branko iu flet fëmijëve:

“Draga deco, pamet je da se njime misli”.

“Fëmijë të dashur, truri është për me mendu me të”.

 

​5. Ibnul-Xheuzi dhe pesha e mendjes

​Sot, duke shfletu një libër të alimit t’madh, Ibnul-Xheuzi, me titull “Leftetul-kebid ila nesihatil-ueled” (Nga zemra për të birin), ku i jep nasihate/këshilla shumë të vlefshme evladit të tij, në kapitullin e parë “استحضار العقل وإعمال الفكر”, që në fjalinë e parë m’goditi fort:

“Dije, o biri im, Zoti të udhëzoftë drejt së drejtës se njeriu nuk është dalluar me tru/mendje përveçse të veprojë sipas saj”.

 

​Prandaj, m’u kujtua menjëherë rasti i Brankos.

​6. Thirrje mediave

​A ka ateru diqysh edhe ky llaf lindor n’perëndim, sikurse plot tjera që përvetësohen nga perëndimorët t’cilët vazhdojnë ‘me shpik ujin e nxehtë’, kjo mbetet me u pa.

​Sidoqoftë, shikojmë përpara! Allahile, ju medie të nderuara dhe shumë të respektuara, KLAN, RTK, KTV, ATV… a keni nijet me e kopju pak Brankon e me jua sjell fëmijëve tanë të pafajshëm ndonjë program edukativ&moral, apo keni vendos me i iluminu veç me muzikë e Bigbrother?!

Nga Prof. Jahja Hondozi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit