1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Politikania serbe me hixhab në Iran

Më të lexuarat

Kjo që e shihni në foto me këtë mbulesë fetare myslimane, hixhab, është Maja Gojkoviq, kryetare e Kuvendit të Serbisë.

Mbulesën e kishte vënë gjatë vizitës në Iran.

Një anëtar i delegacionit serb që e ka shoqëruar Gojkoviqin në këtë vizitë, sipas gazetës Novosti, transmeton Koha.net, ka treguar se si kishte ndodhur kjo:

“Në Stamboll delegacioni serb mezi e ka zënë avionin për të udhëtuar në Teheran. Prapa u kishin mbetur edhe valixhet me rroba. Irani mikpritës i ka ofruar rroba. Bashkë me rroba, Gojkoviqit i ishte ofruar edhe hixhabi. Nuk kishte si të refuzohej”.

Me hixhab, Maja Gojkoviq është takuar me politikanë të Iranit shkruhet sipas Kohës Ditore.

Serbia dhe Irani, i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kanë marrëdhënie të mira ekonomike e diplomatike. Është interesante se sa këto respektojnë politikanët serb traditat e vendeve që takojnë, e jo sikur politikanët tonë në vende të lindjes u shkojnë me minifunde./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit