Lexim i planit “Hoshën” të shpallur nga ushtria izraelite – Objektivat dhe motivet

Më të lexuarat

🔹 Ushtria izraelite më 12 janar 2026 shpalli një plan për ristrukturimin e saj pas dy vitesh luftrash të shumta. Plani është hartuar për një periudhë shumëvjeçare që shtrihet nga prilli 2026 deri në vitin 2030. Ai përbëhet nga disa drejtime të ndërlidhura me “Hoshën”, i cili lidhet simbolikisht me fiset e Beni Israilit, dhe përfshin:
• Forcimin e burimeve njerëzore në ushtri, si në shërbimin aktiv ashtu edhe përkujdesjen ndaj ushtarëve të lodhur dhe të rraskapitur.
• Krijimin e një krahu strategjik në hapësirë dhe përballjen me kërcënimin e dronëve.
• Forcimin e forcës detare si krah strategjik plotësues i forcës ajrore.
• Formimin e një ekipi të posaçëm për zhvillimin e kapaciteteve sulmuese dhe mbrojtëse që garantojnë epërsi ndaj armikut.
• Futjen e sistemeve robotike dhe aplikimin e inteligjencës artificiale në operacionet ushtarake.
• Rritjen e gatishmërisë, rikthimin e aftësive luftarake dhe ngritjen e efikasitetit të njësive tokësore.
• Manovrimin tokësor, inteligjencën, mbledhjen dhe analizën e informacionit.
• Fortifikimin e kufijve, parandalimin e vendosjes së “armikut” dhe pengimin e përpjekjeve për depërtim.
• Zhvillimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve nga rrethe të afërta ose të largëta, deri në thellësinë rajonale të Iranit.

🔹 Analiza: Doktrinat e ushtrive luftarake ndryshojnë në bazë të kapaciteteve ushtarake të kundërshtarit dhe metodave të tij të luftimit. Në këtë kontekst, plani i shpallur “Hoshën” përbën një ndryshim në doktrinën ushtarake izraelite, i nxitur nga përvojat e luftërave që ushtria ka zhvilluar pas operacionit “Tufani i Kudsit”, si dhe nga operacionet pasuese në Liban, Siri dhe Jemen.

🔹 Plani “Hoshën” kombinon në mënyrë të barabartë, për nga rëndësia, parimet themelore të ushtrisë: rikthimin te bazat e veprimit ushtarak, kujdesin për ushtarët dhe specializimet në luftimet tokësore, krahas një vizionit teknologjik të avancuar që përfshin inteligjencën artificiale, integrimin e robotëve dhe përdorimin e armëve me fuqi të lartë shkatërruese.

🔹 Plani pasqyron një lexim të saktë të mënyrave moderne të luftimit në teatro të ndryshme konflikti, përfshirë ato të përdorura në operacionin “Parandalimi i agresionit”, i cili çoi në rrëzimin e regjimit sirian. Ky operacion u mbështet gjerësisht në luftën hibride, të karakterizuar nga fleksibiliteti dhe aftësia për t’u përshtatur. Për këtë arsye, plani thekson zhvillimin e “forcave tokësore, dronëve dhe mbledhjes së informacionit”. Nga ana tjetër, kjo reflekton edhe frikën e Izraelit nga suksesi i këtij modeli, si dhe përpjekjen e tij për ta adoptuar atë në përballje me kundërshtarin.

🔹 Plani i ushtrisë izraelite tregon gjithashtu synimin e Izraelit për të përmirësuar aftësinë e vet mbrojtëse, paralelisht me vëzhgimin e vazhdueshëm të metodave të kundërshtarëve dhe përpjekjeve të tyre për të depërtuar në sistemet e ndryshme ushtarake izraelite.

🔹 Nga një këndvështrim tjetër, plani thekson se ristrukturimi vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e ndikimit të luftërave të vazhdueshme mbi efikasitetin ushtarak dhe rënien e moralit, gjë që e ka shtyrë udhëheqjen ushtarake drejt riorganizimit të strukturave dhe sigurimit të pajisjeve që përputhen me natyrën e misioneve dhe teatrot e operacioneve përreth.

/Qasioun për Studime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit