-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Organizatat që i mbylli MPB, janë organizatat e pezulluara një vit më parë

Më të lexuarat

Mediat kanë hulumtuar vendimin e MPB për mbylljen e 16 organizatave jo qeveritare, nga ky hulumtim kuptohet se bëhet fjalë për organizatat e njëjta, që në shtator të vitit të kaluar, iu ishte pezulluar aktiviteti i tyre, pikërisht me vendim ekzekutiv të qeverisë.

Atëherë shteti pati vendosur ta pezulloj punën e këtyre 14 OJQ-ve, për një vit, ashtu siç e parashihnin ndryshimet ligjore të realizuara pak ditë para pezullimit të OJQ-ve.

Bëhet fjalë për organizatat “Sinqeriteti” nga Prizreni, “Rinia Istogase” nga Istogu, “Pema e Bamirësisë” nga Peja, “Parimi” nga Kaçaniku, “Njëshmëria” nga Gjilani, “KAD” në Podujevë, “Gjurma”, “Nektari-HE”, “Kalliri i Mirësisë”, “Çelësi”, “Al Waqf Al Islami”, “Argumenti”, “AKEA” etj.

E habitshme ishte për qytetarët grumbullimi dhe trajtimi i barabartë i të gjitha organizatave, ani pse aktivitetet dhe misionet e tyre ishin të ndryshme. Vendimet në të dy herat janë në nivel qeveritar dhe në asnjërin rast nuk është bërë publik vendimi i ndonjë gjykate në cfarëdo niveli.

Kjo praktikë e mbylljes së OJQ-ve nga ekzekutivi dhe jo nga drejtësia, krijon një precedent jo të mirë, ngase përmes kësaj goditet fjala e lirë dhe liria për asocim e grupeve që mund të mendojnë ndryshe nga qeveria dhe partitë politike që kanë pushtetin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit