Palestina në jetën e Shakib Arslanit(1869–1946)

Më të lexuarat

Palestina në jetën e Shakib Arslanit (1869–1946) |2|

Sa për Palestinën – e çfarë di ti për Palestinën!
Anglia mendoi se mjaftonte shpallja e traktatit të paqes, vendosja e mandateve të Lidhjes së Kombeve dhe urdhri mbretëror drejtuar popullit të Palestinës për ta shpallur këtë vend “atdhe kombëtar për hebrenjtë”, sipas deklaratave të zotit Balfour në fund të luftës. Ajo mendoi se të gjitha këto do ta thyenin qëndresën e palestinezëve, do t’ua dobësonin vendosmërinë dhe do t’i detyronin të nënshtroheshin e të heshtnin, për shkak të numrit të tyre të vogël dhe mungesës së mjeteve për kryengritje.

Por Anglia u gabua edhe në këtë. Ajo mori mbi vete një barrë shumë të rëndë duke mbrojtur hebrenjtë, dhe shumë shpejt ajo dhe vetë hebrenjtë do ta kuptojnë se po përpiqen të shkulnin male, pa arritur asgjë.
Palestinezët, ashtu si sirianët, irakianët dhe egjiptianët para tyre, nuk do ta ndalin armiqësinë ndaj anglezëve derisa këta të heqin dorë nga politika e shfrytëzimit të kombeve, të kuptojnë rrezikun e lojës me premtimet dhe marrëveshjet dhe të mësojnë se e gjithë kombi arab qëndron pas palestinezëve. Ata nuk do t’i lënë vendet e tyre të hapura për lakmi, dhe gjendja e tyre thotë:
“Përpara se të më mposhtësh, do të përballesh me një pengesë të pakalueshme.”

 

📗 Botuar në gazetën “El-Bayan” në Nju Jork, viti i 11-të, nr. 1079, më 5 maj 1921 (fq. 4–5).
✍️ Nga libri “Palestina juaj, o arabë”, shejh Meshhur Hasan Al-Selman (1/302–303).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit