Majkëll Hart pas 28 vitesh studimi: Personaliteti më i madh i historisë është Muhamedi ﷺ

Më të lexuarat

28 vite i kaloi në shkrimin e librit të tij “100 të pavdekshmit” dhe kur e përfundoi, i njoftoi njerëzit dhe i mblodhi ata në një podium në Londër për tu treguar personalitetin më të madh që ka njohur historia. Të pranishmit mundoheshin ta ndërprisnin duke ngritur zërin në shenjë proteste me qëllim që të mos e vazhdonte fjalën e tij, në të cilën tha:
Ky burrë u ngrit në një fshat të vogël atje larg në Mekë, ku u tha njerëzve: Unë jam i dërguari i Zotit tek ju! Kam ardhur që të plotësoj moralet e larta. Atij i besuan 4 njerëz: Gruaja e tij, shoku dhe dy fëmijë.
Më pas Majkëll Hart vazhdon duke thënë: Tani, pasiqë kanë kaluar 1400 vite numri i muslimanëve i kalon një milliard e gjysëm dhe çdo ditë numri i tyre veç sa shtohet.

Ai nuk mund të jetë gënjeshtarë, sepse nuk mund të ketë gënjeshtër që reziston 1400 vite! Gjithashtu është e pamundur për cilindo që të mashtrojë një milliard e gjysëm njerëz.
Më pas tha: Edhe diçka do ju thoja: Edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë ekzistojnë miliona muslimanë që janë të gatshëm të flijojnë veten e tyre kur flitet një fjalë që cënon profetin e tyre. A ekziston qoftë dhe një i krishterë apo hebre që mund të flijohet për shkak të profetit të tij apo qoftë dhe për Zotin e tij?!
Vërtet ai është personaliteti më i madh që ka njohur historia! Ai ishte Muhamedi. Pas këtyre fjalëve, në sallë mbretëroi një heshtje hijerëndë, në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë personalitet, për zotëriun e bijve të Ademit (paqja dhe nderimet e Zotit qofshin mbi të)!

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit