Pesë porosi të përqendruara dhe të rëndësishme për fazën që vjen
Pesë porosi të përqendruara dhe të rëndësishme për fazën që vjen, të cilat i takon çdokujt që beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe ndjek metodologjinë e Profetit të tij ﷺ në veprimin për fenë dhe për reformën, të ndalet tek ato, t’i meditojë dhe t’i zbatojë dhe njeriut të lirë i mjafton një fjalë:
Porosia e parë: Përpjekja serioze për shpëtimin individual nga dënimi i Allahut, përmes:
- Pendimit të sinqertë dhe heqjes dorë nga mëkatet;
- Ripërtëritjes së lidhjes me Allahun përmes adhurimit dhe lutjes;
- Përkushtimit në istigfar dhe përuljes para Tij, të Lartmadhëruarit.
Porosia e dytë: Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, si dhe marrja e iniciativës për reformë në çdo rreth të mundshëm edhe nëse është i ngushtë dhe mosdorëzimi përballë realitetit apo rënia në pafuqí:
- Mos u bëj i heshtur ose negativ, që dekurajon;
- Vepro aq sa mundesh qoftë edhe në shtëpinë tënde dhe rrethin tënd të afërt;
- Paraqit atë me të cilën Allahu do të të arsyetojë Ditën e Kijametit.
Porosia e tretë: Mendimi i mirë për Allahun, optimizmi, stolisja me shpresë dhe besimi në fitoren e Allahut, pa u ulur nën peshën e dëshpërimit:
- Optimizmi është karburant i brendshëm për veprim;
- Mos ia shto vetes zërin e dëshpërimit të brendshëm mbi presionin e realitetit të jashtëm;
- Mbështetu tek Allahu dhe ngrihu me vendosmëri.
Porosia e katërt: Durimi dhe qëndrueshmëria, pavarësisht vështirësisë së fazave që vijnë:
- Ajo që po vjen nga trazira, sprovë apo fatkeqësi në fazën e ardhshme, me lejen e Allahut do të përfundojë në mirësi dhe kjo nuk do të thotë mungesë vështirësie apo zhdukje të sprovave dhe sfidave;
- Duro dhe kryeje atë që të takon dhe atë që ke mundësi nga detyrimet;
- Beso patjetër se përfundimi është për të devotshmit.
Porosia e pestë: Rrënjosja e besnikërisë ndaj umetit dhe rindërtimi i besnikërisë mbi bazën e akides dhe besimit:
-
- Rëndësia e thirrjes për tejkalimin e besnikërive kombëtare, partiake dhe etnike që janë rrënjosur në mendje e shpirtra në vend të besnikërisë ndaj Islamit;
- Domosdoshmëria e rrënjosjes së lidhjes së vëllazërisë imane;
- Kujdesi për kohezionin e brendshëm veçanërisht për ata që punojnë për fenë, i cili është thelbësor për qëndresë në kohë krizash.
Së fundi, mos u bëj spektator, por njeri me qëndrim.
Ahmed Sejid
