Kurti njofton se anija me vlerë prej gjysmë milioni euro ndihmë humanitare për popullin e Gazës (Palestinë) është nisur

Më të lexuarat

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi.

Dërgesa humanitare ka vlerë prej rreth 500 mijë euro dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët që po përballen me nevoja të mëdha humanitare në Gaza.

Sipas Kurtit, ndonëse vendimi për këtë ndihmë ishte marrë që në janar, realizimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai theksoi se kjo ndihmë përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi të mëdha në Gaza.

Në fund, Kryeministri në detyrë shprehu mirënjohje për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit