Nuk e di se çfarë rëndësie ka konkretisht së fundi Shqipëria dhe shqiptarët për shtetin sionist, por është e sigurt se delegacioni shqiptar i turpit paska rënë në rrjetën e Hasbaras.
Hasbara është propaganda sioniste që synon të justifikojë politikat izraelite, sidomos ndaj palestinezëve. Po ashtu, me të synohet të formësohet opinioni publik ndërkombëtar në favor të Izraelit, si dhe të neutralizohen kritikat ndaj tij.
Pra, me pak fjalë, Hasbara është fushatë e organizuar propagandistike për të mbrojtur dhe promovuar narrativën sioniste.
Në kuadër të propagandës pro-sioniste, shteti izraelit organizon edhe këto vizitat dhe ftesat e personazheve nga shtete të ndryshme, për t’i “rekrutuar” në mbrojtje të demagogjisë së tyre.
