Tronditëse: ndodhur në qytetin që u la më gjak muslimanësh që të mos merrej nga malazezët!

Më të lexuarat

Një akt i paprecedent arrogance pushteti është shënuar në Shkodër, ku Policia Bashkiake ka hequr, duke e e sharruar, një tabelë në oborrin e xhamisë qendrore të qytetit ku citohej ajo që ka thënë Profeti Muhamed, si paralajmërim ndëshkimor në botën tjetër, të atij që grabit pronën e tjetrit në këtë botë. Ishte kjo tabelë dhe ajo që thuhej në të, një prej formave reaguese të Myftinisë së atyshme kundrejt pushtetit lokal drejtuar nga kryebashkiaku Benet Beci, pasi prej kohësh, Myftiu Muhamed Sytari po ngre zërin në lidhje me rrëmbimin e një prone të komunitetit musliman në qendër të Shkodër.

Skena e heqjes së tabelës ka qenë vërtet irrituese, duke bërë që të ketë reagime të shumta në rrjet, edhe nervoze, pasi ngjan me një provokim të rëndë të pushtetit ndaj komunitetit të besimtarëve muslimanë. Asnjë justifikim nuk mund të ketë, sado që pushteti të gjejë apo sajojë të tilla në emër të ndonjë ligji a rregulli, për të ndërrmarë veprime të tilla në një oborr xhamie.

Fjalët e atyshme, thënë nga Profeti Muhamed, as nuk cenojnë e as nuk fyejnë askënd; ato janë një paralajmërim për ato që mbi të gjitha është jë plagë e shoqërisë shqiptare dhe një pushtet i përgjegjshëm hem duhet të reflektonte mbi to e hem t’i huazonte për t’i patur dhe ajo diktuese në funksion të një morali shoqëror.

Myftiu Sytari, një prej figurave më të spikatura të jetës islame në Shqipëri, sa komunikues aq dhe rigoroz, sa i butë aq dhe serioz, me një aureolë fisnikërie edhe tipike shkodrane në sjelljen e tij fetare e qytetare bashkë, ende nuk ka reaguar. Por ai ka patur një takim me kryebashkiakun Beci në ambientet e Bashkisë së Shkodrës, ku dukshëm ka qenë i tendosur.

Do jenë orët në vijim ato që do shpërfaqin efektet e një bisede mes tyre; pra, nëse pushteti do bëjë pas nga marrëzia e tij apo do vijojë në marrëzi, duke i vënë vetes një prej njollave më të rënda në raportet e tij me besimin islam, pikërisht në Shkodër, qytetin që nuk e morri dot Mali i Zi ahere kur copëtoheshin trojet shqiptare, pikërisht nga gjaku i derdhur i muslimanëve. /tesheshi.com/               

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit