Jahja Sinwar: Themeluesi i aparatit të ndjekjes së spiunëve… Mjeshtri i “Stuhisë së Aksasë”

Më të lexuarat

Jahja Ibrahim Hassan Sinwar, i njohur si “Mjeshtri i Stuhisë së Aksasë” dhe një nga figurat më të shquara të Lëvizjes Hamas, lindi më 19 tetor 1962 në kampin e refugjatëve Khan Younis, në një familje të zhvendosur nga Askalani (Ashkelon).

Arsimimi dhe fillimet e veprimtarisë

Ai u diplomua në Universitetin Islamik të Gazës, ku mori diplomë bachelor në studime arabe. Në vitin 1986, me urdhër të Sheikh Ahmed Yassin, themeloi bashkë me Khaled al-Hindi dhe Ruhy Mushtaha aparatin e brendshëm të sigurisë të njohur si “Mejd” (Majd) — një strukturë e specializuar për ndjekjen dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve dhe spiunëve të okupatorit izraelit.

Arrestimet dhe vuajtjet në burg

Izraeli e arrestoi disa herë dhe më në fund, në vitin 1988, e dënoi me katër dënime të përjetshme që në total përbënin 426 vjet burgim.
Sinwar kaloi katër vjet në izolim të plotë, përjetoi kushte ekstreme dhe iu ndaluan vizitat familjare gjatë gjithë periudhës së burgimit.
Gjatë qëndrimit në burg, ai tentoi të arratisej dy herë – herën e parë nga burgu i Ashkelonit (al-Majdal) dhe të dytën nga burgu Ramlah.
Gjatë viteve të izolimit, iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar në tru që zgjati shtatë orë.

Liria dhe udhëheqja politike

Në vitin 2011, pas marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve “Besnikëria e të Lirëve” (Wafa al-Ahrar), Jahja Sinwar u lirua nga burgu pas 23 vjetësh robëri.
Më pas, në 21 nëntor 2011, u martua dhe u bë baba i një djali të quajtur Ibrahim.
Në vitin 2017, u zgjodh kryetar i Lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, dhe u rizgjodh në vitin 2021, duke u bërë një nga figurat më me ndikim të rezistencës palestineze.

Arkitekti i “Stuhisë së Aksasë”

Sipas burimeve izraelite, Sinwar konsiderohej si arkitekti kryesor i operacionit “Stuhia e Aksasë”, të ndërmarrë më 7 tetor 2023, një operacion që shkaktoi humbje të mëdha njerëzore e ushtarake për Izraelin dhe tronditi reputacionin e shërbimeve të tij të inteligjencës dhe sigurisë.

Dëshmor në Rafah

Më 16 tetor 2025, në përvjetorin e 62-të të lindjes së tij, Jahja Sinwar ra dëshmor gjatë një përleshjeje të armatosur pranë qytetit të Rafahut, duke mbyllur jetën e tij të mbushur me rezistencë, burgje dhe udhëheqje.

 

Jahja Sinwar mbetet një nga figurat më simbolike të qëndresës palestineze  një njeri që kaloi jetën midis burgjeve dhe betejave, dhe që shndërroi vuajtjen e tij në ideologji të pathyeshme lirie.

 

Gazë – Al Jazeera Palestine

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit