Toka e betejave epike

Më të lexuarat

Toka e betejave epike

 

  1. Të gjitha luftërat, kur ndizen, duhet të fiken, por betejat që i kanë shkaktar këto luftëra nuk do të ndalen derisa të zhduken shkaqet e tyre.
  2. Ditët e Allahut nuk mund t’i shohish me sy të shkurtër e të mpirë, ato janë një hapësirë e gjerë që ndryshon çka të rrethon, për të ndryshar gjënë e keqe që të kaplon, dhe rrethimin e vrazhdë që të ka rrethuar, e do të të hapë një llogari më të lartë dhe një rrugëtim më të mençur, më të fortë, më të rrezikshëm, më të pasur dhe më depërtues.
  3. Dhe pritni! Sepse lufta nuk ka ndaluar, por thjesht po e ndërron fushën e betejës në një tokë tjetër të afërt, pastaj në një tjetër, derisa të përmbushet projekti i keqebërësve. Dhe nuk do të qetësohen betejat epike të kësaj toke të bekuar derisa të shenjtërohet dhe të pastrohet.
  4. Ky armik është i pandershëm dhe dinak, dhe ende është i mbushur me mendjemadhësinë dhe arrogance e pozitës së tij të lartë. Ai është i ndotur me urrejtje sa krejt bota dhe popujt e rajonit duhet të veshin parzmoret e tyre, të mprehin shpatat e tyre të futura në këllëfe dhe t’i ndihmojnë udhëheqësit e tyre të kapërcejnë gjendjen e trishtimit, dobësisë, nënshtrimit dhe pafuqisë që i ka pushtuar. Sepse lufta agresive për zgjerim është te dera, dhe përndryshe, këto qeveri të pandërgjegjshme, me zell të ftohtë, do të shkaktojnë shkatërrimin e vendeve dhe shfarosjen e njerëzve, dhe atëherë do të vijë pendimi, por do të jetë vonë.
  5. Nëse armiku nuk tërhiqet nga toka që ka pushtuar, atëherë shpatat mbeten të gatshme, sytë mbeten vigjilentë, dhe kuajt e luftës do të hingëllojnë çdo ditë mes tyre, dhe armiku do të dalë i dëbuar dhe i poshtëruar, kundër dëshirës së tij, ashtu siç doli edhe më parë.
  6. Ligji i Allahut në këtë tokë është që vetëm të fortët të jetojnë mbi të. Prandaj, Allahu e vuri bekimin e Tij në qëndrueshmërinë e atyre që qëndrojnë të palëkundur në të dhe kujdesen për atë me frerat e kuajve të tyre në dorë, ashtu siç e patë te banorët e këtij vendi të bekuar.
  7. Njeriu i qëndrueshëm dhe i fortë është investimi më i përsosur i njerëzimit. Ky njeri paraqet një shoqëri që nuk të tradhton, nuk kthehet kundër teje dhe nuk ikën nga ti, pavarësisht madhësisë së kostos, ashpërsisë së çmimit dhe madhësisë së sprovave. Prandaj, ai e meriton respektin më të lartë dhe pushimin më të mirë.
  8. Ata deshën që ne të dorëzohemi të gjithë, t’u dorëzojmë harqet tona, të thyejmë shigjetat tona, të ikim të gjithë dhe ta lëmë tokën tonë pas nesh. Ata sollën krejt armatimin dhe ushtarët më të mirë e tyre dhe bënë fushatat më të egra kundër nesh, duke e mbyllur çdo derë të mëshirës për ne. Por populli ynë nuk u dha atyre asgjë nga ajo që ata lakmuan dhe aspiruan. Dhe sot e shikon armikun tonë, i cili i shfrytëzoi të gjitha shanset e tij, dhe ka pësuar aq saqë i doli fytyra e keqe në botë dhe ende vazhdon ti del ngjyra.
  9. Kjo tokë u fut në këtë luftë e vetmuar dhe e huaj në fushëbetejë. E filloi epin e saj me një ditë të madhe që historia nuk do ta harrojë kurrë. Ajo nuk kishte as mbështetje as shpine, as përkrahje as ndihmë, as ushtri, as thellësi as vazhdimësi. Kjo do të thotë se nëse ndihma do të ishte dhënë dhe thellësia do të ishte e hapur, ne tani do të ishim duke i ndjekur keqebërësit deri përtej mureve të tyre, në fshatrat e tyre të fortifikuara.
  10. Askush të mos na argumentojë me pretekstin e vetëdijësimit, sepse këto ditë na kanë injektuar një vetëdijësim të pashembullt dhe na kanë imponuar përgatitjen emergjente, jo me afate të gjata kohore. Kurse tani tërë kohën e kemi në disponim për përgatitje dhe përfshirje.

 

Dr. Usame El-Eshkar

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit