Protestë para misionit të OKB-së në Ramallah kundër urisë në Gaza

Më të lexuarat

“Është koha që bota të dëshmojë se drejtësia dhe të drejtat ekzistojnë. Përndryshe, çfarë dobie kanë OKB-ja dhe institucionet e tjera ndërkombëtare nëse nuk arrijnë ta ndalojnë këtë krim?”, tha aktivisti Omar Assaf.

Palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar mbajtën protestë duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë veprime për t’i dhënë fund urisë së shkaktuar nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Me thirrjen e organizatave palestineze të shoqërisë civile, dhjetëra palestinezë u mblodhën përpara misionit të OKB-së në Ramallah. Protestuesit mbajtën pankarta që dënojnë krimet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza dhe heshtjen e komunitetit ndërkombëtar.

Duke folur për gazetarin e AA-së, aktivisti palestinez Omar Assaf tha: “Mesazhi ynë sot si ai i të gjithë palestinezëve, është se ka ardhur koha që bota dhe OKB-ja të ndërmarrin veprime për t’i ndaluar krimet e Izraelit, përfshirë gjenocidin, urinë dhe shkatërrimin e infrastrukturës, të cilat i ka kryer për gati 23 muaj”.

Gjithashtu, Assaf reagoi ndaj heshtjes së institucioneve ndërkombëtare. “Është koha që bota të dëshmoje se drejtësia dhe të drejtat ekzistojnë. Përndryshe, çfarë dobie kanë OKB-ja dhe institucionet e tjera ndërkombëtare nëse nuk arrijnë ta ndalojnë këtë krim?”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit