‘Urve ibn Zubejri (Allahu e mëshiroftë) kur vizitoi el-Uelid ibn ‘Abdul-Melikun në Sham: në atë udhëtim, e kapi një sëmundje e rëndë që i preku këmbën, saqë iu desh t’ia prisnin me sharrë. Dhe, për më tepër, në të njëjtin rrugëtim, i vdiq edhe i biri në ahurin e kafshëve.
Në atë kohë, tek Uelid bin Abdul Meliku erdhi një beduin i verbër. El-Uelidi e pyeti për gjendjen e tij. Beduini e falënderoi Allahun e Madhëruar dhe tregoi një durim e qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Pastaj tha:
“Unë kisha shumë pasuri dhe shumë fëmijë. Por erdhi një përmbytje e madhe që i mori të gjitha – pasurinë dhe fëmijët – dhe nuk më mbeti veçse një foshnjë e vogël dhe një deve e vetme. Një ditë, kur po mbaja foshnjën me vete, deveja u largua. E lashë foshnjën përtokë dhe vrapova pas devesë. Ajo më goditi në fytyrë me këmbën e saj dhe më la pa shikim. Kur u ktheva tek foshnja, e gjeta të shqyer nga ujku. Nuk më mbeti më asgjë, dhe humba edhe shikimin.”
Atëherë, Uelid ibn ‘Abdul-Meliku tha:
“Çojeni këtë Beduin tek ‘Urve (ibn Zubejri), që t’i lehtësohet disi fatkeqësia e tij.”
