Sot Meka humbi një nga shtyllat e dijes së saj – sheikhun muhaddith AbdulVekil el-Hashimi, Allahu e mëshiroftë dhe e vendosë në vendbanimet e të drejtëve.
Ai që e përfundonte Kuranin çdo tre ditë, dhe në Ramazan dy herë në ditë.
Ai që kreu mijëra umra dhe u dha njerëzve orë të gjata për t’ua përcjellë Sunetin.
Një jetë e mbushur me dhënie për fenë, me shembull të përkushtimit dhe bujarisë së rrallë në dituri.
Historia e tij na kujton se madhështia nuk është në këtë botë, por në përgatitjen për botën tjetër.
🌿 Ky është një mësim për brezat: që dija është fisnike, bartësit e saj janë fisnikë, dhe e mira në këtë ummet nuk do të shuhet deri në Ditën e Kiametit.
Allahu e mëshiroftë shehun dhe të gjithë të vdekurit tanë, e na dhëntë neve sinqeritet, urtësi dhe qëndrueshmëri në fe.
(( Shejhu ynë, dijetari i madh, muhaddithi i Mekës, sheih AbdulVekil ibn Abdulhak ibn AbdulVehid el-Hashimi, kaloi në mëshirën e Allahut ))
Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun.
U nda nga jeta sot, ditën e hënë, më 2 Rabi‘ul-Euel 1447 h, mësuesi dhe shejhu ynë, dijetari i madh, Ebu Halid AbdulVekil ibn Abdulhak ibn AbdulVehid el-Hashimi – Allahu e mëshiroftë.
Shejhu ndërroi jetë në Mekë, të cilën Allahu e ka nderuar, pas një jete të gjatë të kaluar në shërbim të hadithit të të Dërguarit të Allahut ﷺ.
Ai ka lindur në Bahawalpur të Indisë, më 1357 h. Familja e tij më vonë u shpërngul në Mekë, me ftesë të mbretit Abdulaziz – Allahu i mëshiroftë.
Në Mekë, shejhu hyri në një shkollë për memorizimin e Kuranit, e pas përfundimit të saj u regjistrua në Darul-Hadith në Darul-Erkam, në Safa.
Më pas vazhdoi studimet te i ati i tij në Xhaminë e Shenjtë, ku u bë lexuesi i mësimeve të tij, dhe lexoi shumë prej librave deri sa babai i tij ndërroi jetë më 1392 h – Allahu e mëshiroftë.
Shejhu u caktua mësues në Xhaminë e Shenjtë që në jetën e babait, dhe vazhdoi si mësues dhe këshilltar. Ai gjithashtu dha mësim për një periudhë edhe në shkollën Darul-Muhaxhirin.
Më pas iu përkushtua shkrimit dhe shërbimit të veprave të shumta të babait të tij. Në vitet e fundit, dijetarë dhe studentë nga vende të ndryshme e vizitonin për të dëgjuar prej tij, dhe Allahu më nderoi edhe mua që të dëgjoj prej tij. Ai u bë ndër të shquarit tek të cilët udhëtohej për dëgjimin e haditheve, për cilësinë e transmetimeve të tij dhe durimin e madh që tregonte në mësimdhënie. Ai përfundoi dhënien e leximeve të librave kryesorë të hadithit disa herë, përfshirë Musnedin e Imam Ahmedit disa herë, si dhe Sunen el-Bejhaki el-Kubrà. Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me të mira.
Shejhu gjithashtu kishte kujdes të veçantë për tregime dhe ngjarje të rralla nga jeta e muhaddithëve, dhe shpesh i sillte ato në komentet e tij.
Nga veprat e tij:
•Inajetu’l-Bari fi dhabti mevadi asma’irr-rixhal fi Sahih el-Buhari
•Inajetu’l-Wehab li-men ahraxhe lehum el-Buhari ev isteshhede bih ev lehu dhikr fil-es-hab
•Et-ta‘dad fi men hadabe lihjetehu min es-sahaba ue eimmeti’l-hadith bil-hinna uel-kutmi ues-sufra ues-sevadi
•Libri “Katerdhjetë thënie që sjellin lumturinë; kush vepron sipas tyre del nga mëkatet si ditën kur ka lindur”
•El-Batshatu’l-Kubra fi Gazveti Bedr el-Kubra
•Ekvalulu’l-Muhaddithin ue Xhumhuri’l-Fuqaha ala en jagsil ez-zeuxhu zeuxhetehu ba’de mevtiha
Lutja:
“O Allah, mëshiroje robin Tënd, sheikh AbdulVekil ibn Abdulhak el-Hashimi; fale atë; prano veprat e tij të mira; shlyej mëkatet e tij; laje me ujë, borë e akull; ngrije atë në shkallët e të drejtëve dhe udhëzuarve, mes dijetarëve që veprojnë me dituri; fute atë në Xhenetin Firdeus me të mirët e devotshëm.
O Allah, jepu durim dhe mirësi pasardhësve dhe nxënësve të tij. Mos na privo nga shpërblimi i tij, mos na sprovo pas tij, fal ne dhe atë. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë të zgjedhur ﷺ dhe mbi familjen e tij të pastër.”
✍️ dr. Muhamed Abdulkerim esh-Sheikh