2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ibrahimi apel aktivistëve të BESËS: Mos fyeni!

Më të lexuarat

Ditëve të fundit po ashpërsohet beteja virtuale në rrjete sociale mes aktivistëve të partive të ndryshme, duke mos ngurruar të thonë fjalë të pahijshme dhe fyerje për kundërshtarët politik. Në lidhje me këtë, ka reaguar njëri nga themeluesit e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili fillimisht u drejtohet aktivistëve të partisë së tij, duke thënë se ka vërejtur që në disa raste edhe profile që mbajnë logon ose emrin BESA nuk ngurrojnë të polemizojnë me gjuhë aspak të hijshme dhe dinjitoze për komunikimin publik ndërshqiptar.

“Lus publikisht të gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA që të përmbahen nga fjalori fyes, ofendues dhe vulgar ndaj çfarëdo fyerjeje të cilësdo parti ose përfaqësuesi të partive të tjera politike, e aq më shumë jam kundër secilës fyerje ndaj analistëve dhe gazetarëve që mund të kenë mendim ndryshe nga ne. Për mua secili që mban profilin me BESA ose me logon e BESËS dhe përdor këso fjalori dhe zhvillon komunikim të tillë, është armik i BESËS që fshihet nën atë emër dhe nën atë emblemë”, ka porositur Ibrahimi.

Ai më tej ka shtuar se aktivistët e vërtetë të BESËS dallohen edhe për nga gjuha me të cilën komunikojnë. “Ne do t’i fitojmë kundërshtarët tanë politikë në zgjedhje, por në asnjë rast nuk lejojmë t’i fyejmë në baza personale, familjare ose të tjera. Ne kemi respekt për ata si njerëz, si shqiptarë dhe si familjarë. Kush mendon ndryshe, nuk është ME BESË. Ndërkaq të jesh ME BESË, ky është dallimi!”, ka shkruar Ibrahimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit