Lagjja Zeitoun në pjesën veriore të Gazës është shkatërruar thuajse plotësisht pas një operacioni ushtarak 45-ditor nga ushtria izraelite, të cilin banorët e përshkruajnë si më shkatërruesin që kanë përjetuar ndonjëherë.
Blloqe të tëra banimi dhe infrastruktura janë rrafshuar, ndërsa vendasit e krahasojnë pamjen me pasojat e një tsunami. Kjo është hera e shtatë që ushtria izraelite ndërhyn në këtë zonë.
Familjet përpiqen të gjejnë sende personale mes rrënojave të shtëpive të bombarduara. /mesazhi
