9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

A e promovon Islami dhunën? CNN drejtpërdrejtë

Më të lexuarat

A e Promovon Islami Dhunën? CNN drejtpërdrejtë

Aktori Komik Bill Maher kritikon ashpër Islamin.

Gazetari: Ai vazhdoi të flas pothuajse 4-5 minuta të mirë rreth femrave, kam për qëllim synetimi (cirkumsioni, gjysmë-gjymtimi gjenital) i femrave, të drejtat e tyre, madje mosrespektimi i të drejtave të komunitetit LGBT, e të ngjashme. Cili është reagimi i juaj ndaj Bill Maher?

Reza Aslan: (Profesor, Universiteti Riverside në Kaliforni). Autor i librit ‘Fanatik: Jeta dhe Kohët e Jezuit të Nazaretit’
Paj, çfarë të them, unë e pëlqej Bill Maher unë kam qenë në shfaqje të ndryshme tij. Ai është Aktor Komik (komedian), por thënë miqësisht, kur është në pyetje tema rreth religjioneve ai nuk është aq i sofistikuar në mënyrë si mendon. Dua të them se pretendimi i tij se në përgjithësi cirkumsioni (gjysmë-gjymtimi) i femrave është problem islam, ky është një shembull perfekt se ai nuk ka njohuri për këtë. Në fakt kjo nuk qëndron, sepse ky problem nuk është problem islam, por problem i përgjithshëm afrikan.

Gazetarja: prit, prit, një sekondë të lutëm. Por ai thotë se është problem i vendeve muslimane, ai thotë p.sh se në Somali….

Reza Aslan: Po, po pikërisht. Realisht, faktikisht dhe sipas studimeve empirike kjo është e tërësisht e pasaktë. Pra ky është problem i Afrikës Qendrore, p.sh në Eritrea mbi 90% të femrave të atij vendi u bëhet cirkumsioni, mirëpo Eritrea në shumicë është vend krishterë, e jo musliman. Etiopia ka mbi 75% të rasteve të cirkumsionit ndaj femrave por po ashtu është shtet i krishterë nga popullata. Ndaj askund në shtetet me shumicë muslimane cirkumsioni nuk është problematikë.
Por, pikërisht këtu qëndron problemi se ju mundoheni ta bëni një argumentim të tërësishëm se femrat në vendet muslimane, në tërësi, janë disi të keqtrajtuara. Po, kjo deri diku është e vërtetë, por vetëm në disa vende me shumicë muslimane si Irani dhe Arabia Saudite. Por, a e dini se muslimanët kanë votuar 7 femra si kryetare shteti (apo kryeministre) në ato vende ku shumicë e popullatës është muslimane. Sa femra kanë qenë kryetare të ShBA-së…. ndërhynë gazetari.

Gazetari: Por megjithatë, Reza… të jemi të sinqertë, megjithatë, ato shoqëri nuk janë shoqëri të lira dhe të hapura për femrat, në ato shtete.

Reza: Shiko, në fakt shoqëria nuk është e hapur në Iran apo Arabi Saudite, por gjithsesi është shoqëri e hapur në Indonezi, Malajzi, madje sigurisht edhe në Bangladesh e Turqi. Po e përsërisë, problemi qëndron në atë se ju po flisni për një religjion të mbi një miliard e gjysmë njerëzve. Ndaj, sigurisht se është mjaft leftë t’i ngjyrosësh të gjithë ata me të njëjtën brushë duke thënë p.sh në Arabi Saudite gratë nuk mund të ngasin makina, dhe kjo në njëfarë forme është përfaqësuese e islamit! Jo, është përfaqësuese e Arabisë Saudite e jo islamit, në Iran gratë nuk kanë të drejtë … ndërhyn gazetarja…

Gazetarja: po prit, po mendoj për një pikë edhe më të vështirë. Kam për qëllim këta janë ekstremistë dhe ne shpesh flasim për ekstremistët, dhe duam t’i ndalim hovin ekstremistëve; pse muslimanët nuk flasin kundër ekstremistëve. Në Arabinë Saudite ku femrat nuk mund të votojnë, nuk mund të ngasin makina pa lejen e burrave të tyre, këta nuk janë ekstremistët, pse ne nuk po flasim për ekstremistët.

Reza pyet: përse këta nuk janë ekstremistë!?

Gazetarja: nuk janë ekstremistë sepse kjo është fare normale atje. Pse ne nuk po flasim për diçka që ndodhë si normale në ato vende e që na fakt është e gabuar?!
Reza: në fakt, kjo që ceket, kur kemi parasysh përgjegjësitë dhe të drejtat e grave muslimane anekënd botës është ekstremizëm. Kjo formë konsiderohet ekstreme kur është në pyetje trajtimi i femrave muslimane (sipas islamit ). ndërhyrje ..

Gazetari: por nuk është ekstremizëm për Arabinë Saudite, për atë vend nuk është ekstremizëm, jo nuk është pohon gazetarja, ndaj çfarë mund të na thoni ju.?
Reza: jo nuk është, dua të them Arabia Saudite është një vend ekstrem por nuk është vendi më ekstrem në botën muslimane. Në muajin kur ne po flasim për ISIS dhe aktet e tij të shëmtuara në Irak e Siri, Arabia Saudite aleati ynë (i SHBA-së) më i ngushtë ua ka këputur kokën 19 personave… Askush nuk po mërzitët për këtë sepse në njëfarë forme Arabia Saudite po i mbron interesat tona nacionale (atje).
Pra ky është problemi, se këto forma të bisedave që po i bëjmë nuk janë aspak të ligjshme. Ajo çka dua të theksojë është se kur ne po flasim për femrat muslimane në botë ne po marrim dy apo tri shembuj për të arsyetuar përgjithësimin (gjeneralizimin)!… kjo në fakt është kryekëput fanatizëm sipas definicionit të tij…

Gazetari: mirë, mjaft paanshëm. Çka rreth asaj, A e Promovon Islami Dhunën!?.

Reza: islami nuk e promovon dhunën apo paqen. Islami është vetëm një religjion, dhe si çdo religjion tjetër në botë krejt varet se çka kërkon ti aty dhe si e përdor atë. Nëse jeni person i dhunshëm atëherë si islami, si hebraizmi, si krishterimi si hinduizmi, për ty do të jetë i dhunshëm. Aktualisht ekzistojnë Budistë, Murgj Budistë të Moranit në Birmani (Myanmar) që po therin gra e fëmijë në fyt. Ndaj a promovon Budizmi dhunë!?.. natyrisht jo, njerëzit janë ata që janë të dhunshëm apo paqësorë. Madje kjo varet nga politika, rrethanat shoqërore, mënyra se si ata i shohin apo shikojnë bashkësitë e tyre, mënyrën se si ata e shikojnë apo konsiderojnë vetveten.

Gazetarja: pra, ti nuk mendon se ka diçka më shumë se … Sistemi i drejtësisë në vendet muslimane, ju nuk mendoni, se është paksa më primitiv dhe se i nënshtron femrat më shumë sesa në vendet tjera?

Reza: A e dëgjove veten se çfarë thatë, ju thatë në ‘vendet muslimane’.

Gazetarja:. Pohon, aha.

Reza: unë veç të shpjegova më parë se në Indonezi femrat janë absolutisht 100% të barabarta me meshkujt. Në Turqi ka pasur më shumë përfaqësuese, më shumë kryetare, të shtetit sesa që ka pasur në SHBA. Ndalo, mos thuaj më ‘vendet muslimane’ …

Gazetarja: (me nevrikosje) po por në Pakistan, në Pakistan femrat akoma po gurëzohen.

Reza: E ky është problemi për Pakistanin. Pra ti mund ta kritikosh vetëm Pakistanin.

Gazetarja: pra, me fjalë të tjera, unë vetëm dua të jem e qartë se ku është poenta e juaj sepse e dija se do ta thoni pothuajse të njëjtën gjë. Theksimi i juaj është që vendet muslimane nuk janë për tu fajësuar, pra nuk ka diçka të veçantë, nuk ka ndonjë kërcenim të zakonshëm (kolektiv) në vendet muslimane. Ju po doni t’i ngjyrosni me brushë bardhë, pra se sistemet e tyre të drejtësisë … apo sistemi i sheriatit … apo çfarë ata janë duke bërë në aspektin e gurëzimit dhe cirkumsioni (gjysmë-gjymtimi gjenital) i femrave është ndryshe nga vendet tjera si p.sh. vendet perëndimore.

Reza Aslan: Gurëzimi, cirkumsioni dhe ato praktika barbare duhet denoncuar dhe kritikuar nga secili. Veprimet e individëve, shoqërive dhe shteteve si Irani, Pakistani e Arabia Saudite duhet denoncuar sepse ato nuk i përkasin shekullit 21. Por, të thuhet ‘Vendet Muslimane’ sikur se Pakistani dhe Turqia janë krejtësisht njëjtë ose sikur Indonezia dhe Arabia saudite janë njëjtë!… Pra, përpjekja që në një mënyrë të krijohet përshtypja se ajo që po ndodhë, në format me ekstreme, nën ato vende (qeveri) represive, shtypëse e totalitare e njëjta ndodhë edhe në secilin vend tjetër musliman, kjo thënë miqësisht, dhe këtë po e them seriozisht është Budallallëk.
Dua të theksojë edhe një herë se këto forma të tepër-thjeshtësimit të gjërave (sa që të keqkuptohen përtej çdo kufiri) shkaktojnë edhe më tepër rrezik. Nuk ka dyshim se ekziston një problem real, ISIS është një problem e po kështu edhe Al Qaeda, madje me grupet militante si Hamasi, Hizbullahi e Talebani duhet të trajtohen. Por, në fakt, nuk na ndihmon aspak të merremi me to kur në vend se të flasim rreth konflikteve racionale, kritikës racionale, ndaj ndonjë religjioni të caktuar; ne në fakt shumë lehtë po biem në fanatizëm, thjeshtë, duke i ngjyrosur secilin me të njëjtën brushë, siç po bënim gjatë kësaj bisede.

Përkthej Driton Morina

https://www.youtube.com/watch?v=PzusSqcotDw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit