Shteti gjenocidal dhe aparteidal sionist së fundi ka lejuar hyrjen e një sasie të kufizuar ndihmash humanitare në Gaza, por vetëm pas presionit të fortë ndërkombëtar përballë krizës së avancuar të urisë në Gaza. Sipas vlerësimeve Gaza ka nevojë për rreth 600 kamionë në ditë për të plotësuar nevojat e jetesës në të, ndërkohë që me mijëra kamionë presin jashtë saj, në Jordani dhe Egjipt.
Sipas burimeve dhe analizave të ndryshme, këto leje hyrjeje tepër të kufizuara, apo minimale siç i quajti terroristi Netanjahu, përdoren nga Izraeli jo vetëm për të ofruar ndihmë, por edhe për të shtuar kontrollin politik, duke e paraqitur këtë akt si veprim humanitar ndërkohë që mban në fuqi mekanizmat e bllokadës dhe kontrollit të territorit.
Rezistenca dhe aktorë të tjerë palestinezë e kanë konsideruar lejimin e kufizuar të ndihmave si lëvizje sipërfaqësore dhe mashtruese, që ka për qëllim vetëm të përmirësojë imazhin ndërkombëtar të Izraelit, pa zgjidhur realisht krizën humanitare.
Raportohet se sionistët kanë shkatërruar sasi të mëdha ndihmash (ushqime, ujë, barna) për shkak të problemeve në mekanizmin e shpërndarjes ose qëndrimit të gjatë nën diell, gjë që tregon mungesën e efektivitetit dhe vullnetit për ndihmë të pakushtëzuar.
Ndihmat nuk lejohen të kalojnë drejtpërdrejt në Gaza, por kalojnë përmes kontrolleve të ashpra izraelite në pika doganore si Karem Abu Salem. Shumë nga materialet humanitare ndalen, kontrollohen ose asgjësohen, duke vonuar ndjeshëm dorëzimin tek popullata në nevojë.
Ndihmat hyjnë vetëm në zona të kufizuara specifike, ndërsa pjesa tjetër e Gazës vazhdon të jetë nën rrezik, duke kufizuar ndihmën në një territor të vogël.

Ky veprim i Izraelit nuk vjen për të plotësuar nevojat bazë të popullsisë së Gazës, por si përgjigje ndaj kritikave dhe presionit nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare që e konsiderojnë krizën në Gaza si katastrofë humanitare të shkaktuar qëllimisht.
Përkundër këtyre zhvillimeve, individë dhe organizata humanitare theksojnë se mënyra e vetme reale për t’i dhënë fund urisë dhe krizës është përfundimi i bllokadës dhe i ofensivës ushtarake, jo vetëm lehtësimi sporadik i ndihmave.
