Edukimi Kuranor nëpërmjet “Hasbunallahu ve ni’me-l-vekil”

Më të lexuarat

Edukimi Kuranor

“Hasbunallahu ve ni’me-l-vekil”
(“Na Mjafton Allahu, sa mbështetës i mirë është Ai!”)

Kjo nuk është thjesht një shprehje që thuhet në zemërim apo gjatë një padrejtësie, por një edukim i madh besimi, që mbjell në shpirt vlera dhe parime të qëndrueshme…
Ja ku janë disa nga kuptimet edukative më të rëndësishme:

1. Mbjellja e tevekulit të vërtetë (mbështetjes në Allahun)
🍃 Kjo fjalë i mëson shpirtit se vetëm Allahu është i mjaftueshëm dhe se robi nuk ka nevojë për krijesat përderisa është me Allahun.
🍃 Edukim për një besim të plotë zemre te Zoti, pa sforcime dhe pa ankth.
📖 “Dhe mbështetu te Allahu. Mjafton që Allahu të jetë Mbikëqyrës.” [Kur’an]

2. Edukim për dorëzim para Zotit kur njeriu ndodhet i pafuqishëm
• Njeriu mësohet të dorëzojë çështjen e tij tek Zoti, kur rrugët i duken të mbyllura me bindjen se Allahu do të kujdeset më mirë se sa mund të imagjinojë vetë.
• Dorëzimi për të cilin flet kjo shprehje nuk është dorëzim i të pafuqishmit por i atij që beson në fuqinë e Zotit të tij.

3. Forcim i besimit në drejtësinë dhe ndihmën e Allahut

• E edukon shpirtin të besojë se Zoti nuk e braktis të padrejtin, edhe nëse me vonesë.
• Edukim për durim dhe pritje të çlirimit nga Zoti, jo nga njerëzit.
📖 “Allahu i jep afat zullumqarit, por kur e kap, nuk e lëshon më.”

4. Çlirim i shpirtit nga urrejtja dhe hakmarrja
• Kjo shprehje ndalon zemrën nga vlimi, e zbut shpërthimin emocional dhe e qetëson shpirtin nga planifikimi për hakmarrje.
• Edukon për fisnikëri dhe lutje në vend të hakmarrjes.

5. Edukim për forcë shpirtërore, jo për dobësi
• Duket si shprehje dobësie, por në të vërtetë është forcë e brendshme që edukon shpirtin për qëndrueshmëri dhe dinjitet përballë fatkeqësive.
• Jo dorëzim, por mbështetje në të Fortin dhe të Plotfuqishmin.

6. Përkujtim i vazhdueshëm i Emrit të Allahut “el-Vekil”
• “El-Vekil” është një prej emrave të bukur të Allahut, që do të thotë: Ai që kujdeset për çështjet e robërve të Tij.
• Përsëritja e kësaj fjale e mëson zemrën të shohë Zotin në çdo ndodhi dhe të qetësohet me praninë dhe urtësinë e Tij.

7. Edukim për sjellje të hijshme gjatë sprovës
• Në vend të sharjes dhe ankesave, kjo fjalë mëson si të shprehim shqetësimin me edukatë ndaj Zotit tonë.
• Në të ka një ankesë e heshtur para Zotit, jo para njerëzve.

“Hasbunallahu” është edukim për tu mjaftuar me Zotin:
Nëse je me Zotin, nuk ke nevojë për askënd tjetër.
E nëse je me njerëzit por pa Zotin, askush nuk të mjafton.
E tha Ibrahimi (alejhi selam) kur u hodh në zjarr dhe Allahu e bëri zjarrin të ftohtë dhe shpëtim për të.
Thuaje me sinqeritet, dhe Zoti do ta shuajë zjarrin tënd, sado i ashpër të jetë.

“Ni’me-l-vekil”
Nuk është thjesht cilësi, por metodë edukimi:
Nëse zgjedh Zotin që ti mbështetesh Atij, nuk do t’i përulesh askujt,
nuk do të dridhesh përballë asnjë situate,
as do të kesh frikë nga pasojat.

Nuk është thjesht reagim ndaj padrejtësisë,
por akt besimi dhe edukimi, që shëron zemrën nga lëkundjet dhe përmirëson shpirtin nga zemërimi.

✍ Dr. Muhammed Saad El-Juhani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit