Kosova dallon në Evropë me normën më të lartë të lindshmërisë

Më të lexuarat

Bazuar në hartën e fertilitetit(lindshmërisë) për Evropën për vitin 2024, Kosova zë vendin e parë ndër vendet evropiane sa i përket normës më të lartë të fertilitetit, me një vlerë prej 1.9 lindje për grua. Kjo shifër është shumë pranë normës së zëvendësimit të popullsisë (≥1.9), e cila konsiderohet si kufiri minimal për të ruajtur qëndrueshmërinë demografike të një shoqërie.

Kjo e veçon Kosovën nga shumica dërrmuese e shteteve të tjera evropiane, të cilat aktualisht përballen me norma të ulëta të lindshmërisë, shpesh nën 1.5 – një situatë që ngre shqetësime serioze për plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen.

https://x.com/gigabaseddad/status/1944650569676882389?s=46

Në lidhje me këtë hartë, komentuesi që e ka publikuar e shoqëroi me një reagim të shkurtër, por kuptimplotë: “Evropa do të pushojë së ekzistuari së shpejti. Duhet të rikthejmë familjet e mëdha.”

Ky koment nënvizon rëndësinë e rikthimit të vlerave familjare dhe mbështetjes së strukturave të qëndrueshme familjare si zgjidhje për sfidat demografike që po përjeton kontinenti evropian.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit