Të dhëna të rrezikshme janë zbuluar nga gazeta hebraike Maariv: Pilotët izraelitë, të ngarkuar me ballafaqimin e dronëve iranianë, hedhin municionin e mbetur nga avionët e tyre mbi Gazë pas përfundimit të misioneve.
Kjo nuk ishte një veprim i rastësishëm – por u bë një praktikë e rregullt, me miratimin e dhomës operative të Divizionit të Gazës. Më vonë, kjo praktikë u zgjerua për të përfshirë të gjithë avionët që ktheheshin nga frontet e betejës me Iranin.
🔻 Ky zhvillim zbulon të vërtetën:
Gaza nuk është sulmuar si pjesë e ndonjë plani ushtarak të nevojshëm, por është shndërruar në një “depo zjarri nga municioni që tepronte”, një fushë eksperimentale dhe një zonë shkarkimi për municionin e mbetur.
🚫 Bombardimi nuk ka më qëllime operacionale… por ka ndodh nga shpërfillja, dëshira për ndëshkim kolektiv, dhe kënaqësia për të treguar epërsinë ushtarake.
🧭 #Koment:
Ajo që ka ndodhur përbën një krim lufte të plotë, që bie ndesh me rregullat e angazhimit dhe me ligjin ndërkombëtar humanitar.
Përdorimi i civilëve si platformë për shkarkimin e tepricave të municionit e zhvesh tërësisht thelbin ndëshkues të makinerisë izraelite të vrasjes.
Nuk është vetëm një luftë ndaj rezistencës… por një luftë ndaj vetë konceptit të jetës në Gaza.
