Dije, – e paç jetën të gjatë dhe të ndriçuar – se kam vërejtur një dukuri që meriton ndalesë dhe përsiatje të thellë:
Qëndrimi i vazhdueshëm në këto platforma moderne që quhen “rrjete sociale” dhe rikthimi i shpeshtë tek to, e mpin shpirtin dhe e shuan prirjen e lindur të njeriut për t’i synuar majat dhe lartësitë.
Njeriu, kështu, bëhet si ai që ndjek një mirazh të rremë – pa drejtim, pa vullnet, pa vepër.
Sytë i ka ngulur në dritën e ftohtë të ekranit, duart i ka të zëna me prekjen e padobishme, dhe mendjen të ngarkuar me lajme që nuk i shërbejnë jetës. E kështu venitet forca e brendshme dhe njeriu kthehet në një zog brenda kafazit:
Mendon se po fluturon, por është rob i dëshirave të kota…!
Prandaj, ruaju, o shok i shpirtit – ruaju fort nga magjepsja me këto ekrane mashtruese.
Ato e përmbysin ambicien ashtu si përroi i rrëmbyeshëm e shkul të mbjellën nga rrënjët,
ato e vrasin zjarrin e vendosmërisë në gjoksin e të riut,
dhe e shuajnë flakën e shpresës në zemrën e çdo njeriu që ka ëndërruar të lartë.
Ndale pak hapin. Largoje dorën nga ekrani. Kthehu te vetvetja.
Dr. Halid Drejis
