-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Yalçin Topçu: Turqia do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësimin në UNESCO

Më të lexuarat

PRISHTINË (AA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, Yalçin Topçu sot po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe me këtë rast është pritur nga homologu i tij kosovar, Kujtim Shala, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë takimit, dy ministrat biseduan për marrëdhëniet mes dy shteteve në fusha të ndryshme, në veçanti në kulturë e turizëm.

Ministri Topçu duke e falënderuar homologun e tij kosovar për mikpritjen, njëkohësisht shprehu përkushtimin e Qeverisë turke që edhe në të ardhmen të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, sidomos tani në prag të votimit për pranimin e Kosovës në UNESCO, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të këtij institucioni.

Topçu po ashtu foli edhe për nevojën që Kosova të forcojë paqen dhe bashkëjetesën mes komuniteteve, ku do të kontribuonte për qetësi dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit.

Nga ana tjetër, ministri Shala e falënderoi ministrin Topçu për vizitën në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në shumë fusha, para dhe pas pavarësimit të shtetit, sidomos në procesin e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.

Ministri i Kulturës së Kosovës gjithashtu theksoi se, bashkëpunimi me Turqinë ndihmon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe krijon bazë për bashkëpunime në shumë fusha me rëndësi për dy vendet, në veçanti duke e ndihmuar Kosovën për të ecur drejt rrugës së saj politike, që është integrimi në strukturat euroatlantike.

Në fund, ministri Shala dhe homologu i tij turk, Yalçin Topçu, biseduan edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore. Në këtë aspekt, ministri Shala përmendi ndihmën e vazhdueshme që Organizata për Bashkëpunim dhe Koordinim e Turqisë (TIKA) dhe agjencitë tjera turke i kanë dhënë trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Pas këtij takimi, ministri i Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Yalçin Topçu gjatë vizitës së tij zyrtare ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, si dhe do të zhvillojë takime dhe vizita në disa lokalitetet të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit