A po përsëritet skenari i Hezbollahut me Iranin? Pyetja që shton dyshimet mbi heshtjen raketore

Më të lexuarat

Gazetari i njohur Ahmed Mensur me të drejtë pyet dhe parashtron një dilemë:

Hezbollahu zotëronte një rezervë të madhe raketash që do të mjaftonte për të fshirë Izraelin nga ekzistenca, por i mbajti ato të ruajtura derisa Izraeli i asgjësoi dhe i hodhi në erë në depot e tij. Ndërsa arsenali raketor që zotëron Irani mjafton për të zhdukur një kontinent të tërë, por deri tani, që nga fillimi i luftës, Irani ka lëshuar vetëm 250 raketa ndaj Izraelit, nga të cilat vetëm 25 kanë rënë në zona të banuara.

Izraeli nuk është ndalur asnjë minutë në bombardimin e objektivave në Iran dhe ka deklaruar se ka goditur 700 objektiva ushtarake. Por së fundmi, Izraeli ka njoftuar se ka nisur të shkatërrojë rezervat raketore të Iranit, ashtu siç shkatërroi raketat e Hezbollahut…

Vështirë ta besoj se ajo që po ndodh është pothuajse e njëjta skenar.
Atëherë, për kë dhe pse u prodhuan këto raketa?
Mendimi im

Komandantët izraelitë thonë se qëllimi i tyre nga shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit është zhdukja e kërcënimit ekzistencial ndaj shtetit të Izraelit.

Por e vërteta që e dinë komandantët izraelitë është se kërcënimi ekzistencial për entitetin e tyre nuk vjen nga Irani apo të tjerët, por është një kërcënim i brendshëm që buron nga vetë Izraeli. Kjo ishte tema e shumë prej diskutimeve të tyre përpara stuhisë së Al-Aksasë.

Izraeli po jeton një mallkim të thellë të brendshëm:
Është mallkimi i dekadës së tetë. Sa për luftërat e tij të jashtme, ato janë vetëm një përpjekje për t’i ikur kësaj të vërtete të përjetshme.

Ahmed Mansour

Izraeli ekzekuton kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe dy kolegët e tij.
Suksesi i Izraelit brenda pak ditësh në eliminimin e komandantëve më të lartë ushtarakë në #Iran, përfshirë edhe drejtorin e shërbimit të inteligjencës, është diçka që nuk kam lexuar më parë në asnjë luftë moderne mes shteteve.
Këto lloj eliminimesh ndodhin vetëm kur ka grusht shteti ushtarak nga brenda.
Çfarë po ndodh kështu?

Ahmed Mansour

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit