Njih armikun tënd – Sistemi “Lavender”… Si funksionon dhe cilat janë rreziqet e tij?

Më të lexuarat

Sistemi “Lavender” është një sistem ushtarak inteligjence artificiale i zhvilluar nga njësia 8200 e shërbimit të inteligjencës së okupatorit izraelit, që funksionon në mënyrë të integruar me sistemin tjetër të quajtur “Gospel”. Ai përdoret gjerësisht për eleminimin e objektivave njerëzore gjatë operacioneve ushtarake.

Çfarë është sistemi Lavender?
▪️ Një sistem i inteligjencës artificiale që bazohet në mësimin e makinerive (Machine Learning).
▪️ Analizon sasi të mëdha të të dhënave si:
– Regjistrat e thirrjeve telefonike.
– Llogaritë elektronike dhe rrjetet sociale.
– Modelet e jetesës (vizitat, oraret, përsëritjet).
▪️ Ka gjasa që i klasifikon individët sipas një shkalle numerike rreziku, që më pas përdoret për vendime në lidhje me sulme dhe shënjestrime.

Si funksionon teknikisht?
▪️ Bazohet në modele të mëdha gjuhësore (LLM) të ngjashme me ChatGPT, dhe mund të jetë i aftë të:
– Njohë dialektin palestinez dhe arabishten e folur.
– Kapë fjalë kyçe apo shprehje të ndjeshme për sigurinë nga përgjimet dhe mbikëqyrja.

▪️ Përdor teknologji të avancuara të inteligjencës si:
– GEOINT: analizë e lëvizjes dhe koordinatave gjeografike.
– SIGINT: kapje e sinjaleve dhe komunikimeve.
– LIDAR & GPR: skanim tokësor dhe analizë e infrastrukturës.

▪️ Ka gjasa të jetë i lidhur me sisteme automatike sulmesh si “Fire Factory” (Fabrika e Zjarrit), duke i dhënë komandantëve rekomandime të drejtpërdrejta për bombardime.

Çfarë e bën të rrezikshëm?
▪️ E shpejton vendimmarrjen për shënjestrim nga orë në vetëm disa minuta.
▪️ Jep rekomandime automatike, që mund të zbatohen pa kontroll apo shqyrtim njerëzor.
▪️ Mund të fusë dikë në listën e vrasjeve për arsye si:
– Vizita të përsëritura në një vend që konsiderohet “i dyshimtë”.
– Një thirrje e shkurtër me një person të monitoruar.

Rreziqet
▪️ Nuk ka më diçka si “bisedë e pafajshme” kur algoritmet janë si gjyqtar dhe ekzekutues.
▪️ Mund të bëhesh objektiv pa e ditur fare, për shkak të:
– Sjelljes së pakujdesshme në internet.
– Marrëdhënieve sociale të monitoruara.
– Lëvizjeve në terren që mund të gjurmohen.

Udhëzimet e “Rojës”:
▪️ Përdor gjithmonë mjete për maskim digjital dhe në terren.
▪️ Kontrollo dhe mbro hapësirën tënde digjitale (mesazhe, aplikacione, pajisje).
▪️ Mos supozo kurrë që një komunikim i paenkriptuar është i sigurt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit