Kujdes në Ditën e Arafatit…
Nuk është një ditë për të pastruar shtëpinë,
as për pazar, as për gjumë,
e as për pushim…
Është një ditë që Allahu e ka nderuar!
Është një ditë që Allahu e ka madhëruar!
Është një ditë ku Allahu krenohet me banorët e Arafatit para banorëve të qiellit!
Është dita e shpëtimit nga Zjarri i Xhehenemit!
Është dita e bindjes dhe përkushtimit në adhurim!
Dhe më i miri ndër lutjet është lutja e Ditës së Arafatit!
Mundohu që çdo frymëmarrje e jotja të mos kalojë pa një vepër të mirë apo një afrim me Allahun.
Nëse do të kishe një gur të çmuar dhe e humbje, do të ndjeheshe keq — e si mund ta humbasësh ditën më të mirë të kësaj bote?!
Nëse Nata e Kadrit është e fshehur, Dita e Arafatit është e njohur!
Në Natën e Kadrit zbresin melekët,
por në Ditën e Arafatit, zbret vetë Allahu me madhështinë e Tij!
Prandaj, mos e humb këtë rast të çmuar – përfito sa më shumë që mundesh!
Një program i mrekullueshëm për Ditën e Arafatit – dërgoje të dashurve të tu!
(Është vetëm një ditë në vit!)
1. Fli herët natën e Arafatit, që të jesh i freskët për adhurim.
2. Zgjohu para sabahut dhe bëj syfyr me nijetin për ta agjëruar këtë ditë.
3. Falu 2 ose 4 rekate nate dhe bëj dua në sexhde – lute Zotin për të mirat e dynjasë dhe ahiretit.
Falënderoje që të mundësoi ta përjetosh këtë ditë të mëshirës e faljes.
4. Para sabahut, merre një kohë për istigfar që të shkruhesh nga ata që kërkojnë falje në agim.
5. Përgatitu për namazin e sabahut pak minuta para ezanit. Ndjej që mëkatet e tua po pastrohen me çdo pikë uji gjatë abdesit.
6. Thuaj duanë pas abdesit.
7. Falu sabahun dhe qëndro në vendin e faljes deri pas lindjes së diellit rreth 15 minuta.
8. Fillo menjëherë tekbiret e Ditës së Arafatit.
9. Gjatë kësaj kohe, lexo Kur’an, përmend Allahun, bëj tesbih dhe thuaj dhikret e mëngjesit.
10. Pas lindjes së diellit, falu 2 rekate të namazit të shrokut – e ke shpërblimin e një haxhi dhe umre me Profetin ﷺ!
Mos e humb këtë mundësi!
11. Nëse mundesh, mos fli fare gjatë ditës dhe mos e humb asnjë sekondë pa përmendur Allahun.
Ji i bindur në pranimin e lutjeve!
12. Nëse ke nevojë për pak pushim, fli vetëm një orë me nijet që të riforcosh për adhurim.
13. Pas gjumit, bëj abdes dhe falu së paku 4 rekate të namazit të duha. Ndrysho format e adhurimit që të mos lodhesh.
Thuaj shpesh:
> “La ilahe il-lAllah, wahdehu la sherike leh, lehul mulku we lehul hamd, we huwe ‘ala kulli shej’in kadir.”
14. Falu drekën – bëj tekbir, dhikr, dhe lexo pak Kur’an.
15. Dëgjo hutben e Arafatit me përkushtim. Le të jetë ky vit më i mirë se çdo vit më parë!
16. Falu ikindinë, vazhdo me tekbir dhe thuaj dhikret e mbrëmjes.
17. Lexo Kur’an deri rreth një orë para akshamit – pastaj fillo me lutje me përulje.
Kujto veten në Ditën e Gjykimit. Mos harro t’i lutesh për të gjithë muslimanët në çdo vend.
18. Lute Allahun:
“O Allah, mos e lër të perëndojë dielli i Arafatit vetëm nëse jam prej të shpëtuarve nga zjarri!”
19. Zoti na udhëzoftë të gjithëve drejt veprave të mira, dhe na e pranoftë adhurimin!
E përcjellë me dashuri, që të mos ta harrojmë madhështinë e kësaj dite.
Dita më e vlefshme e vitit – shpërndaje për shpërblim!
Përktheu: hoxhë Mazllam Mazllami
