3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Thaçi e Pacolli rrinë me një mjekrrosh!

Më të lexuarat

Ambasadori i Serbisë në UNESCO ka thënë se ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi po lobon në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s, raporton KTV.

“I kam dërguar protestë udhëheqësisë së organizatës. I ashtuquajturi ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet pacolli kanë krijuar një zyre ilegale në korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerëz aty dhe po u bëjnë presion për të votuar për Kosovën”, ka thënë ambasadori Darko Tanaskoviq.

Ai pohoi se Serbia po lobon kundër pranimit në mënyrë diplomatike. Nuk është bërë e ditur se kush është personaliteti tek ku ata po lobojnë por kjo fotografi tregon se për të bërë tamam shtetin i duhen edhe njerëzit me mjekrra që në Kosovë janë të etiketuar si terroistë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit