Nga një luftë 6 ditore në një luftë 600 ditëshe – Nga Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Nga një luftë 6 ditore në një luftë 600 ditëshe

Pasi që lufta në Gaza arriti edhe ditën e 600 dalin raporte e statistika që i tregojnë disa të vërteta të pamohueshme dhe të cilat e nxjerrin ne shesh fuqinë ushtarake edhe morale të popullit palestinez edhe organizatave ushtarake që veprojnë brenda Gazës.
Është e vërtetë se ushtria agresore sioniste ka shkatërruar mbi 80% të vendbanimeve në Gaza, ka vrarë e masakruar familje të tëra, ku numri i dëshmorëve arrin mbi 60 mijë e nurmi i të plagosurve dhe të lënduarve mbi 125 mijë.
Mirëpo në anën tjetër edhe ata dalin me raporte për humbjet e tyre.
Mjafton faktori kohë, e cila këtë luftë nga gjendja e përparësisë në këtë luftë në aspekt ushtarak edhe gjeopolitik në gjendje pakënaqësie edhe revolte në politikanët edhe popullata e shteteve të shumta në botë.
Një gazetë izraelite jep këtë raport:
Pas 600 ditësh lufte, kostoja e luftës ka arritur në 142 miliardë shekel/ 40 miliard dollar.
Kurse një politikan izraelit, Benny Gantz:
Jemi zhvendosur nga Lufta e Gjashtë Ditëve në një luftë prej 600 ditësh, dhe pa dyshim, rikthimi i të rrëmbyerve duhet të jetë prioriteti kryesor.
Me këtë deklaratë e bën krahasimin mes luftës që ka ndodhur në vitin 1967 mes shtetit sionist izraelit edhe disa shteteve arabe, përfshi Egjiptin, Sirin edhe Jordanin, ku për 6 ditë luftime u merr territore të shumta, siç është Sinai, Gaza, Bregun Perëndimorë, Kudsin Lindor dhe rrafshnaltén e Golanit.
Në historinë arabe dhe palestineze kjo luftë është e njohur si En-Neksa, katastrofa.
Kurse në këtë luftë të fundit ku ballafaqimi është mes popullit të Gazës, i cili është 2.2 milion banorë dhe organizatave ushtarake që mund të jenë deri në 60.000 ushtarë, me armatim personal edhe disa raketa të prodhimit vendor edhe një ushtrie e cila llogaritet më e mira në botë, me buxhet miliardash, me qindra mijë ushtarë të rregullt edhe po aq forca rezervé dhe me përkrahje nga shumica e shteteve të fuqishme perëndirmore edhe përsëri lufta po zgjat 600 ditë edhe askush nga pala palestineze nuk mendon të dorëzohet.
Allahu është më i Madhi edhe Atij i takon Falënderimi edhe Ai e sjell Fitoren atij që Do Ai!

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit