Kina prezanton armën e tmerrshme revolucionare

Më të lexuarat

Një përbindësh ajror pa pilot që mund të ndryshojë gjithçka

 

Kina ka zbuluar një armë të re dhe të tmerrshme nga flota e saj ajrore gjithnjë e më e fuqishme – një anije-aeroplan që thuhet se është e aftë të lëshojë deri në 100 dronë kamikazë vetëm në pak sekonda.

I quajtur “Jiu Tun”, që përkthehet si “Lartësia Qiellore”, ky mjet ajror gjigant pa pilot (UAV) ka një hapje krahësh prej 25 metrash dhe një rreze fluturimi prej 12 orësh – më shumë se e mjaftueshme për të shkaktuar kaos mbi Tajvanin, Japoninë apo edhe bazat amerikane në të gjithë Paqësorin, pretendon Kina.

Sipas një raporti të medias shtetërore gjatë fundjavës, prototipi i katërt i këtij droni të teknologjisë së lartë sapo ka përfunduar fazën e montimit strukturor dhe tani po kalon fazat e fundit të instalimit dhe testimit.

Fluturimi i parë provë pritet që muajin e ardhshëm, si pjesë e planit gjithnjë e më agresiv të Kinës për të ndërtuar forcën e saj ajrore – një veprim që me siguri do të ngrejë shqetësime në Uashington dhe do të trondisë arkitekturën e sigurisë në Azi.

I zhvilluar nga Shaanxi Unmanned Equipment Technology, “Jiu Tun” iu shfaq publikut për herë të parë në ekspozitën më të madhe të aviacionit në Kinë – Zhuhai Air Show – në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, versioni më i fundit i avionit, pohojnë burime të brendshme, është shumë më i fuqishëm dhe i rrezikshëm.

https://x.com/China_Fact/status/1924013646314864794?t=HSY-Bqx9VXJBEp579SRz0A&s=19

Ky përbindësh pa pilot thuhet se mund të mbajë deri në gjashtë ton pajisje – nga municionet te sistemet e sofistikuara të mbikëqyrjes – dhe ka një rreze veprimi prej më shumë se 7,000 kilometrash. Por ajo që e bën vërtet unik “Jiu Tun” është aftësia e tij për të qëlluar me tufa dronësh kamikazë.

Pamjet e publikuara nga media shtetërore tregojnë avionin që simulon lëshimin e dhjetëra dronëve në një sulm të koordinuar. Ekspertët paralajmërojnë se sulme të tilla të mëdha do të ishin pothuajse të pamundura për t’u mbrojtur nga to – sistemet mbrojtëse të armikut thjesht do të mbingarkoheshin nga numri dhe shpejtësia e tyre.

Analistët ushtarakë pohojnë se kjo taktikë mund të ndryshojë plotësisht rregullat e lojës në rast të një konflikti për Tajvanin – tufa dronësh thuhet se mund të mbledhin informacione, të ndërpresin komunikimet ose të kryejnë sulme precize ndaj objektivave.

Por “Jiu Tun” nuk është vetëm një fabrikë dronësh fluturues – është gjithashtu një platformë e armatosur që, sipas tyre, mund të mbajë raketa lundrimi dhe raketa tokë-ajër me rreze të mesme veprimi si PL-12E, duke e forcuar më tej pozicionin e saj si një kërcënim shumëfunksional.

Ata pretendojnë se avioni është projektuar për të fluturuar në lartësi të mëdha, duke shmangur radarët dhe shumë sisteme mbrojtëse tokësore – një grabitqar i vërtetë i padukshëm për luftën moderne, theksojnë mediat shtetërore.

Prezantimi i “Jiu Tu” vjen në një kohë kur dronët po dominojnë gjithnjë e më shumë fushat moderne të betejës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit