Mexhlise meditimi mbi Kuranin (xhuzi i shtatë) – Hoxhë Bekir Halimi
Meditimi mbi disa ajete të Xhuzit të shtatë
1-Krejt atë që e grumbullon në këtë dynja do tretet edhe do shkoje, pastaj shkon edhe ti e del i vetëm para Allahut të Madhërishëm:
﴿ وَلَقَدْ جِئْتُمُونَا فُرَٰدَىٰ كَمَا خَلَقْنَٰكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَتَرَكْتُم مَّا خَوَّلْنَٰكُمْ وَرَآءَ ظُهُورِكُمْ ۖ ﴾
“(Allahu do t’u thotë): “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar”. (El-En’am: 94).
{فَأَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةُ الْمَوْتِ} ( المائدة : ١٠٦ )
“nëse fatkeqësia e vdekjes ju zë…”. (El-Maide: 106).
2-Vdekja edhe nëse është fatkeqësia e madhe, fatkeqësi më e madhe se vdekja është shpërfillja e vdekjes, mos mendimi rreth saj dhe mos veprimi për te. (Kurtubiu).
{كَتَبَ عَلى نَفسِهِ الرَّحمَةَ} [ الأنعام :١٢ ]
“Ai ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën”. (El-En’am: 12).
3-Pra, ne gjindemi mes Kujdesit dhe Bamirësisë së Tij, andaj Atij i takon falënderimi për rregullimin dhe mirësitë e Tija!
}وَهَذَا كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ {
“Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, …”. (El-En’am: 155).
4-Sa shumë bereqet në pak faqe! Allahu na furnizoftë me bereqetin e Kuranit!
﴿يا أَيُّهَا الَّذينَ آمَنوا عَلَيكُم أَنفُسَكُم لا يَضُرُّكُم مَن ضَلَّ إِذَا اهتَدَيتُم إِلَى اللَّهِ مَرجِعُكُم جَميعًا فَيُنَبِّئُكُم بِما كُنتُم تَعمَلونَ﴾
“O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar”. (El-Maide: 105).
5-Mos u mërzit nëse nuk të përgjigjet askush kur ti i këshillon ata, apo kur i urdhëron në të mirë apo i ndalon nga e keqja, kjo ty nuk të bën dëm asgjë.
6-Gjynahet janë barra më e keqe të cilën e bart njeriu me vete për në ahiret.
﴿ وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَىٰ ظُهُورِهِمْ ۚ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ ﴾[ الأنعام : ٣١ ]
“… dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!”. (El-Ena’m: 31).
{وَهُوَ الَّذِي إِلَيْهِ تُحْشَرُونََ} [ الأنعام : ٧٢ ]
“…Dhe është Ai, para të Cilit do të tuboheni”. (El-Ena’m: 72).
7-Kujto Ditën e Ringjalljes dhe Grumbullimit sepse kjo vepër është stytësi më i madh për tu stolis me devotshmëri dhe për tu përgaditur për ditën e shtegtimit.
Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim videon e radhës nga AUDIONUR, e lusim Allahun (Subhanehu we te’ala) që të kemi dobi nga kjo që ndëgjojmë .
Shpërndajeni …
Burimi
