Parlamenti gjerman nuk e zgjodhi Merz-in si kancelar të ri

Më të lexuarat

Liderit të konservatorëve i duheshin 316 vota në Dhomën e Poshtme të Parlamentit, por sot mori vetëm 310.
Konservatorët e Merz-it fituan në zgjedhjet kombëtare në shkurt me 28.5 për qind të votave, por kanë nevojë për të paktën një partner për të formuar një qeveri shumicë. (Reuters / Fabrizio Bensch)
Lideri i konservatorëve gjermanë, Friedrich Merz, nuk arriti të marrë shumicën parlamentare të nevojshme për t’u emëruar kancelar në raundin e parë të votimit të martën – një humbje e papritur për koalicionin e tij të ri me Socialdemokratët e qendrës së majtë, raportoi Reuters.
Merz (69), i cili udhëhoqi konservatorët e tij CDU/CSU drejt fitores në zgjedhjet federale në shkurt dhe më pas arriti një marrëveshje për koalicion me Socialdemokratët (SPD), mori 310 vota në Dhomën e Poshtme të Parlamentit (Bundestag), tha kryetarja e Bundestagut, Julia Kloeckner.
Reuters rikujton se Merz-it i duheshin 316 vota për të siguruar shumicën.
Kloeckner njoftoi se ndërpreu seancën parlamentare për t’i dhënë kohë grupeve parlamentare të konsultohen mbi hapat e mëtejshëm.
Shumica absolute
Dhoma e Poshtme e Parlamentit (Bundestagu) tani ka 14 ditë kohë për të zgjedhur Merz-in ose një kandidat tjetër për kancelar me shumicë absolute – dhe një votim i ri mund të zhvillohet që të martën, thekson Reuters.
Konservatorët e Merz-it fituan në zgjedhjet kombëtare në shkurt me 28.5% të votave, por kanë nevojë për të paktën një partner për të formuar një qeveri shumicë.
Të hënën ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me Socialdemokratët e qendrës së majtë, të cilët fituan vetëm 16.4% të votave – rezultati më i dobët i tyre në historinë e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit